'Nike' ndryshon kryqin në fanellën e Anglisë, kryeministri Sunak: S'duhet prekur

'Nike' ndryshon kryqin në fanellën e Anglisë, kryeministri Sunak: S'duhet prekur

Rishi Sunak dhe fanella e ideuar nga 'Nike'

Federata Angleze e Futbollit ka nisur një bashkëpunim të ri me gjigantin e veshjeve 'Nike'. Menjëherë ka pasur pakënaqësi për fanellën e re të kombëtares angleze të futbollit, kjo pasi kryqi i zgjedhur nga ideatorët ka ndryshuar ngjyrë.

Nga ajo tradicionale me ngjyrat e bardha dhe të kuqe, në të shihen vija vjollcë dhe blu. Për këtë ka pasur një reagim kundër në masë, teksa në debat u përfshi edhe kryeministri Rishi Sunak.

“Natyrisht që unë preferoj origjinalin dhe mendimi im i përgjithshëm është që kur bëhet fjalë për flamujt tanë kombëtarë, nuk duhet të ngatërrohemi me ta. Sepse ata janë një burim krenarie, identiteti, kush jemi ne dhe janë të përsosur ashtu siç janë”, tha Sunak.

Kryqi i Shën Gjergjit, me një sfond të bardhë me një kryq të kuq, është flamuri kombëtar i Anglisë. Dy ngjyrat e përdorura u vendosën për të dalluar midis trupave angleze dhe franceze shekuj më parë gjatë luftrave.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë