FUSHE KRUJE - Kompania CEZ-Shpërndarje ka ndërprerë energjinë elektrike për 2500 banorë të fshatit Nikël në Fushë-Krujë. Ndërprerja e energjisë elektrike është bërë edhe për dhjetëra biznese, të cilat ndodhen në këtë zonë.
Punonjësit e CEZ janë përballur me kontestime të shumta nga ana e banorëve të zonës, të cilët shprehen se CEZ po bën ndërprerje jo të drejta pasi shumë prej tyre kanë paguar faturat rregullisht. Sipas tyre lista me emrat e debitorëve që disponon CEZ nuk është e saktë dhe duhet të verifikohet para se të ndërpritet energjia.
Ndërsa punonjësit e CEZ kanë deklaruar se janë të vendosur për të mbledhur të gjitha paratë nga ana e debitorëve në rast të kundërt nuk do të ketë energji elektrike për askënd.
Një tjetër problem për banorët e kësaj zone është fakti se edhe kur kanë energji ajo është me një voltazh shumë të ulët, i cili shpesh herë është në nivelet 40-50 volt.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com