Përbërësit:
- 6 të verdha veze + 2 të plota
- 900-1000 gr miell
- 1 gotë kos
- 1 gotë vaj misri
- 1 lugë kafeje kripë
- 500-700 gr niseshte për hapjen e petëve
- 1 filxhan sheqer
- 1 kg arra të qëruara e të shtypura
- Gjalpë i shkrirë
Sherbeti:
- 1 litër ujë
- 1 kg sheqer
- Limon
- Kanellë
Përgatitja:
Fillimisht zëmë brumin duke shtuar 1 kg miell, 6 të verdha veze dhe 2 të plota, 1 gotë kos, pak qumësht, 1 lugë sheqer, një majë luge kripë, pluhur pjekës dhe 1 gotë plot me vaj misri. E punojmë mirë brumin për 10 - 15 minuta, derisa të kemi një brumë jo shumë të butë, por as shumë të fortë. E lëmë të pushojë 1 deri 2 orë në ambient të ngrohtë dhome. Më pas, brumin e ripunojmë dhe e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Secilën pjesë e ndajmë në 20- 25 kulaçka. Për të hapur brumin na duhen 500 - 700 gram niseshte. Çdo kulaçkë ndahet nga njëra tjetra me niseshte. Fillojmë hapjen e petëve, në raportin 5 kulaçka 1 petë. Shtrojmë në tepsi 8 petë të holla, ku secilën e spërkatim me gjalpë të tretur (pa shkumë). Në petën e 8 shtrojmë shtresën e parë me arra të bluara dhe të përziera me sheqer. Shtresa e mesit kërkon 5 petë të tjera, secila me 5 kulaçka. Vazhdojmë me shtresën e dytë me arra dhe më pas 8 petët e tjera. Mos harroni çdo petë njomet mirë me gjalpë. Pasi kemi prerë bakllavanë, shtojmë edhe 200 gram gjalpë të tretur në sipërfaqe. E pjekim me kujdes për gati 3 orë, fillimisht në temperaturën 180 gradë, pastaj gradualisht e ulim në 150 gradë duke e kontrolluar vazhdimisht. E sherbetosim pasi të jetë kulluar mirë.
Komente












