Niko Peleshi: Do forcojmë ushtrinë, siguria në rajon e brishtë! Shkak, konfliktet që po zgjerohen në mbarë botën

Luftrat e hapura në botë dhe situata e tensionuar në rajonin e Ballkanit për Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi duhet të jenë gjithmonë një alarm për Shqipërinë. Duke folur nga Shkodra,  Peleshi tha se Shqipëria është një vend i sigurt si shtet anëtarë i NATO-s por gjithsesi kërkon që Forcat e Armatosura të jenë vigjilentë dhe në gatishmëri.

“Jemi në moment të rëndësishëm sepse siguria është prioritet për shkak të konflikteve që po zgjerohen në mbarë botën. Ne jemi në një rajon të brishtë, pra në Rajonin e Ballkanit Perendimor, fati i mirë është që jemi anëtar të NATO-s por gjithsesi konfliktet e fjetura të rajonit tonë delikat janë të lidhura me situatën e sigurisë në botë. Ne pergatitemi për më të keqen dhe shpresojmë për më të mirën”, tha Peleshi.

“Ju i keni ndjekur ngjarjet, s’ka ndonjë sekret, dy janë pikat e nxehta në Ballkan, Veriu i Kosovës dhe Bosnja Hercegovina. Për shkak të lidershpit të ‘Republika Srpska’, një pjestar i forcave të Kosovës mbeti i vrarë nga një sulm terrorist në Veri të Kosovës”, tha ai më tej.

I pyetur edhe për përfshirjen e Forcave të Armatosura në grupe kriminale siç ishte rasti i dy efektivëve në Vau Dejës në fund të nëntorit që rezoltuan të përfshirë në vjedhje e djegie automjetesh, Ministri Peleshi tha se janë raste të izoluara.

I pranishëm në Shkodër në një aktivitet për rekrutimin e të rinjve ishte Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili tha se qëllimi është për të rritur interesin e të rinjve për t’u bërë pjesë e ushtrisë shqiptare. 

"Qëllimi është të ofrojmë forcat e armatosura, kryesisht të rinj për tu bërë pjese FA. Ccdo vit bëjmë rekrutime. Për momentin kemi mbi 400 vende të shpallura, këtu po shoh të rinj e të reja të interesuara".

Banda Frymore e qytetit të Shkodrës bashkë me bandën muzikore të Forcave të Armatosura performuan në sheshin para bashkisë duke e konceptuar edhe si festë këtë ditë. Të rinjtë e qytetit të Shkodrës shfaqën interes për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura të repartit ushtarak të Vau Dejësit.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ISH USHTARAK: 21/12/2023 07:51

    Ju lumtë.Ushtria kërkon mjete dhe jo karoca,panvarësisht koncepteve të reba të luftës që servirin teoricienët usht.të sotëm.M.gj.atë të presim dhe të shohim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut