Pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të dokumentit për Dritan Goxhajn, një ditë pasi ky i fundit artikuloi kërkesat e protestës para Kryeministrisë, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se protesta është një e drejtë kushtetuese, por paralajmëron se ajo nuk duhet të instrumentalizohet për qëllime që nuk kanë lidhje me thelbin e saj.
Postimi i plotë i Niko Peleshit
"Protesta është e drejtë kushtetuese dhe shprehje e shëndetshme e pluralizmit demokratik. Por pikërisht për këtë arsye, ajo meriton të mbrohet nga ata që duan ta instrumentalizojnë për axhenda të ndryshme nga thelbi i saj.
Lufta e UÇK-së është trashëgimi e shenjtë e të gjithë shqiptarëve. Ajo nuk duhet të përdoret si karburant elektoral apo mjet presioni ndaj institucioneve. Kush e përdor atë kujtesë për të penetruar në një lëvizje qytetare që nuk ka asnjë lidhje me të, nuk e nderon atë luftë. Përkundrazi, tenton ta zhvlerësojë atë.
Interesi kombëtar, sovraniteti dhe stabiliteti nuk janë sllogane, por janë vijë e kuqe për të gjithë, përfshirë politikën dhe çdo lëvizje qytetare.
Ndaj është detyrë e të gjithëve të imunizohemi nga manipulatorët e historisë. Ndaj ndiej për detyrim të ndaj këtë qëndrim sot. Kosova është e shenjtë. Shqipëria është e shenjtë" shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Rama nxjerr dokumentin kur Goxhaj refuzoi të luftojë krah UÇK-së për Kosovën: S’më ka marrë koka erë! Kryeministri: Është manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman











