Niko Peleshi: Ndotja e mjedisit do
të cilësohet shpejt si vepër penale

Niko Peleshi: Ndotja e mjedisit do<br />të cilësohet shpejt si vepër penale
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka paralajmëruar ndryshime në kodin penal sa i takon çështjeve mjedisore, ku gjatë një konference për moratoriumin e pyjeve dhe rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm drejt pyjeve ka thënë se shumë shpejt ndotja e mjedisit do të cilësohet si vepër penale.
 
Ai ka shtuar se, bashkitë e reja duhet të kenë një menaxhim më efiçent, sa i takon çështjeve të pyjeve, pasi qeveria ka besim tek kryetarët e bashkive.

Sipas Peleshit, tashmë është hapur një rrugë e re në raport me pyjet, ku po korrigjohen gabimet e së shkuarës me qëllim që të vendoset në shinat e duhura i gjithë territori.
 
Natyra e mjedisi është çështje kombëtare e ndërkombëtare. Probleme të mëdha në raport me mjedisin ka aktualisht. Pyjet janë në pikë kritike. Në 10 vite janë shfrytëzuar 200 mijë hektar pyje. Tashmë ka rrugë të re në raport me pyjet, si rruga e vetme që të korrigjojmë gabimet e së shkuarës. Kemi nisma konkrete për të dalë nga kjo pikë kritike, për ti thënë stop luftës politike me mjedisin. Mjedisi është çështje e shoqërisë, mjedisi nuk njeh luftë politike, por do punë. Është koha të vendosim territorin në shinat e duhura, pasi qeveria ka besim tek kryetarët e bashkive. Ne po bëjmë një luftë të madhe për mbrojtjen e pyjeve. Kuadër ligjor më i fortë për mbrojtjen e pyjeve, pasi politika ka dështuar të ndërtojë shtet. Ndotja e mjedisit do të cilësohet si vepër penale” ka thënë Peleshi.

Ndërkohë, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka thënë se, kryetarët e bashkive duhet të punojnë për mjedisin përtej një mandati.

“Investimi në mjedis duhet të jetë përtej 1 mandati. Menaxhimi i pyjeve dhe mbetjeve duhet të jetë në prioritetin e përditshmërisë së kryebashkiakëve. Janë dëmtuar shumë pyjet në vite. Menaxhimi i pyjeve e i mbetjeve është me shumë rëndësi. Ligji i menaxhimit të pyjeve është aset i rëndësishëm. Kërkohet kontroll, mirëmenaxhim, bashkëpunim me kryetart e bashkive” ka thënë Koka.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën