Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesi Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt.
Peleshi i uroi Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Në këtë kuadër, kryeparlamentari theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA.
Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë që karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve.











Komente
Komento