Nikoliç: BE e do Serbinë anëtare
pa Kosovën, njohja është kusht

Nikoliç: BE e do Serbinë anëtare<br />pa Kosovën, njohja është kusht
Qeveria serbe së shpejti do të paraqesë propozimin e saj përfundimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kështu është shprehur në një intervistë për revistën serbe “NIN” presidenti Tomislav Nikoliç, i vetëdijshëm që vendimi i tij do të hasë kundërshti me qeveritë perëndimore.

Por, mbi të gjitha ai vlerësoi se Serbisë i duhet unitet i brendshëm i klasës politike. Duke folur në lidhje me qëndrimet e BE-së, Nikoliç tha se nëse Brukseli e do Serbinë pa Kosovën, një gjë të tillë Beogradi nuk do ta pranojë kurrë.

Gjatë intervistës, presidenti serb ka kritikuar edhe deklaratat e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, por edhe mënyrën si janë shfaqur disa ministra.

Sa i takon marrëdhënieve me Rusinë mike, Nikoliç foli për nevojën e gjetjes së formave të reja të investimeve ruse në Serbi, pas anullimit të gazsjellësit “Rrjedha e Jugut”.



Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian