Nikoliç: E kam dëgjuar mirë 
Kosova është kusht për BE-në

Nikoliç: E kam dëgjuar mirë <br />Kosova është kusht për BE-në
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka thënë se e ka dëgjuar mirë komisarin europian Johanes Hahn se njohja e Kosovës është kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Europian. "Nëse unë gënjej, nuk gënjejnë filmimet”, ka thënë Nikoliç.

Presidenti serb ka thënë se njohja e Kosovës nuk mund ndodhë. Ai ka theksuar se duhet gjetur një zgjidhje që nuk do të ishte e ndërlidhur ekskluzivisht me Kushtetutën e Serbisë, ose, nga ana shqiptare, nuk do të ishte e ndërlidhur me situatën në terren.

Duke komentuar deklaratën e Hashim Thaçit se Serbia de facto e ka njohur Kosovën, Nikoliç ka thënë se koj është poshtërsi pasi Thaçi ka marrë pjesë në negociata e dhe se në tavolinë nuk ka qenë çështja e njohjes. "Kjo vetëm sa e rëndon pozitën e Kosovës para bisedimeve në Bruksel, pasi kjo, do të jetë temë”, ka thënë Nikoliç.




Redaksia Online
(f.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani