Nikoliç kërkesë Ban Ki-moon: Mos
lejo pranimin e Kosovës në UNESCO

Nikoliç kërkesë Ban Ki-moon: Mos<br />lejo pranimin e Kosovës në UNESCO
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka kërkuar mbështetjen e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon për pengimin e Kosovës në UNESCO. Siç raportojnë mediat serbe, ai është takuar dje me sekretarin e përgjithshëm të KB, Ban Ki-moon, dhe sipas këtij burimi gjatë takimit ata janë pajtuar se shkatërrimi i trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë do të ishte një krim dhe se kjo nuk duhet të lejohet.

“Do të ishte një krim i madh nëse do të shkatërrohej trashëgimia kulturore serbe në Kosovë e Metohi”, citon Tanjugu të ketë thënë presidenti serb Nikoliç. “Prandaj Serbia po bën përpjekje të mëdha që të pengojë pranimin e Kosovës në UNESCO. Prandaj presim mbështetjen e të gjithë atyre që punojnë me ndërgjegje që trashëgimia kulturore serbe, që njëherësh është edhe botërore, të mbrohet”, theksohet se i ka thënë Nikoliçi sekretarit Ban gjatë takimit të djeshëm me të në New York.

Sipas mediave serbe Ban Ki-moon është pajtuar me presidentin serb Nikoliç se shkatërrimi i trashëgimisë serbe në Kosovë do të ishte një krim i tmerrshëm dhe se kjo nuk duhet të lejohet.

Po sipas mediave serbe, Nikoliç ia ka prezantuar sekretarit Ban dokumentet të cilat arsyetojnë kundërshtimin e pranimit të, siç citohet të ketë thënë ai, ashtuquajturës “Republikë e Koasovës në UNESCO dhe me këtë rast ia ka dhuruar librin “Trashëgimia e krishter ë në Kosovë e Metohis – atdheut historik dhe shpirtëror të popullit serb”, dhe si dhe dy filma autentik mbi shkatërrimin e pandëshkuar të asaj trashëgimie.

Në raportimet e medieve serbe thuhet se sekretari Ban ka uruar Serbinë për kontributin e madh në stabilizimin e situatës në rajon./Koha.net

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot