Nikoliç këshillon Daçiç: Jo
çmimin "Nobel" bashkë me Thaçin
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, kundërshton nominimin e kryeministri serb Ivica Daçiç për çmimin "Nobel", bashkë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, kundërshton nominimin e kryeministri serb Ivica Daçiç për çmimin "Nobel", bashkë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Nikoliç ka derdhur vrer kundër kryeministrit Thaçi, duke thënë se “...vazhdimisht në arenën ndërkombëtare, në të gjitha institucionet, duke filluar nga OKB e deri të Këshilli i EUropës, flas për krimet kundër serbëve në Kosovë dhe për dyshimin se i ato i ka organizuar Thaçi”.
Nikoliç frikësohet se, tani kur Kryeministri Thaçi është nominuar për çmimin "Nobel", të gjitha hetimet kundër tij do të ndërpriten.
“Prandaj asnjë serb nuk mund të rrijë në krah të tij”, ka thënë Nikoliç, i dëshpëruar tej mase për nominimin e kryeministrit Thaçi për çmimin "Nobel".
Ai ka deklaruar se këto mesazh po ia dërgon Daçiçit, pasi ai po hesht. "Meqë po hesht, po ta jap këtë këshillë: Ka kohë, je i ri, mund të bësh shumë gjëra për Serbinë. Problemi i Kosovës nuk është zgjidhur. Kjo do të marrë kohë. Askush deri më tani nuk ka marrë çmim se ka filluar të bisedojë, por vetëm kur është zgjidhur problemi", i ka përcjellë porosinë kryeministrit të tij, Daçiç, presidenti serb Nikoliç.
Nikoliç ka thanë se i ka dhënë mbështetje Daçiçit për bisedime, por jo edhe që ai të marrë çmimin "Nobel".
"E kam pyetur në fillim Daçiçin: a je i gatshëm të bisedosh me Thaçin, kur është dashur t’i jepja mandatin për kryeministër. Detyra jote është të negociosh me atë që e kanë zgjedhur shqiptarët, por duhet ta dish se për çka dyshohet ai. Më është përgjigjur se pranonte, por ka kërkuar që prapa tij të qëndrojmë Vuçiçi dhe unë. Por, tani kjo me kandidaturën për çmimin "Nobel" është diçka tjetër”, ka thënë Nikoliç.
Marrë nga "Telegrafi"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39