Nikoliç: Nuk ka kusht nga BE 
për Kosovën, do hyjmë krenarë!

Nikoliç: Nuk ka kusht nga BE <br />për Kosovën, do hyjmë krenarë!
Kreu i shtetit serb, Tomislav Nikoliç, ka deklaruar se Serbia kërkon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe se kushti për anëtarësimin e saj nuk mund të jetë heqje dorë nga Kosova.

‘Qëndrimi im është i qartë dhe absolutisht i pandryshueshëm: Ne duhet të jemi në BE dhe të hyjmë krenarë. Qëndrimi im se kushti për hyrje në BE nuk mund të jetë heqje dorë nga Kosova dhe këtu s’ka asgjë për të ndryshuar. Kjo është aq e qartë për BE-në, sa edhe ata e kanë thënë tërë kohës se një gjë të tillë nuk na kërkohet nga askush’, u shpreh Nikoliç ndërsa ishte i ftuar në emisionin ‘Cirilica’ në TV Happy.
 
Nikoliç megjithatë bëri të ditur se kryesimi i ri i BE-së është prezantuar më ashpër dhe më e hapur rreth kërkesave të tyre.

‘Bashkimi Evropian tani nuk thotë se ne nga ju kërkojmë që ta pranoni pavarësinë e Kosovës, por thotë atë që parlamenti gjerman e ka thënë para dy vitesh, se për të qenë anëtar i BE-së, duhet të nënshkruani një marrëveshje për raporte të mira fqinjësore me Kosovën, në të cilën do të përcaktohen të gjitha marrëdhëniet’, u shpreh ai.

Nikoliç theksoi se Serbia duhet t’i qëndrojë parimit të saj, atij që ‘ne e duam BE-në, por jo pa Kosovën’. Lidhur me deklaratat e komisionerit për politikën fqinjësore, Johanes Han, gjatë vizitës së tij në Beograd, Nikoliç tha se ai ka qenë i qartë në deklaratën se gjatë mandatit të tij të parë Serbia nuk do të pranohet në BE, megjithatë pret që në muajt në vazhdim të implementohen marrëveshje të reja me Brukselin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf