Nikoliç: Serbët e Kosovës
Serbia nuk do t’i braktisë kurrë

BEOGRAD - Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka thënë se serbët që jetojnë në Kosovë mund të shpresojnë se në vitin 2014 do të formohet Bashkësia e komunave serbe, që populli serb do të jetë më i organizuar se deri tani.
 
Sipas tij, do t’i garantohen të drejta më të mëdha se deri tash, se do të kenë përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe se Serbia e tyre kurrë nuk do t’i braktisë.
 
“Mund të shpresojnë që Serbia kurrë nuk do të kthehet politikës së lëshimit pe deri në pafundësi, por që do të vazhdojë që në mënyrë të planifikuar, me negociata, në mënyrë të qetë, por të vendosur do t’i mbrojë të drejtat e popullit serb në ‘Kosovë e Metohi’, sikundër edhe interesat dhe integritetin e saj territorial”, ka theksuar Nikoliç.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë