“Brukseli do të na ballafaqojë me njohjen e Kosovës dhe për këtë duhet të jemi të gatshëm.

Për këtë duhet që shumë shpejt të arrijmë një konsensus kombëtar dhe është koha që të bisedoj për këtë me kryeministrin Vuçiç”, shtoi Nikoliç në një intervistë për “Veçernje Novosti”.
 
I pyetur nëse do të udhëhiqte shtetin i cili do të hiqte dorë nga Kosova për anëtarësim në BE, Nikoliç tha se nuk do të merrte pjesë “në atë qeveri e cila do të njihte pavarësinë e Kosovës”.
 
Ditë më parë komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Han i bëri të qartë Nikoliç se Serbia do të jetë pjesë e BE vetëm nëse njeh pavarësinë e Kosovës. 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)