BEOGRAD-  Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç ka ngrirë pjesëmarrjen e tij në takimet trilaterale të Serbisë, Turqisë dhe Bosnjë Hercegovinës derisa Turqia t'i kërkojë të falur Serbisë në lidhjë më deklaratat ë Kryeministrit Turk Rexhep Erdogan në Kosovë, deklaron zyra e presidentit serb në një deklaratë. 

"Unë pres që Turqia t’i kërkojë të falur Serbisë gjatë këtij agresion pa armë. Deri atëherë, si president i Serbisë, ngrijë pjesëmarrjen në mbledhjet tripalësh të Serbisë, Bosnje Hercegovinës, dhe Turqisë, sepse ky nuk është një takim i vendeve luftënxitës, por i vendeve demokratike, udhëheqja e të cilave çon drejtë paqes në Ballkan", thotë deklarata.

Presidenti Serb, sipas deklaratës, ka paralajmëruar Presidetin Turk se nuk është e sjellshme që zyrtarë turqë t'u kërkojnë vendeve të tjera njohjen e paravërisë së Kosovës. 

"Duke marr përsipër Presidencën, unë rregullova marrdhenie të mira me Turqinë, të cilat ishin themeluar nga paraardhësi im, ish-Presidenti i Serbisë. U përpoqa për t'i kthyer këto marrëdhënie në një miqësi të vërtetë të dy kombeve. Kam paralajmëruar Presidetin e Turqisë tërë kohën që, të paktën, nuk është e sjellshme që zyrtarët turq janë duke kërkuar vendeve të tjera të njohin "pavarësinë" e Kosovës", tha Nikoliç

Siç tha ai, skandali që kryeministri i Turqisë bëri në Prizren është një shkatërrim i vrazhdë dhe i papërligjur i marrëdhënieve të vendosura mirë dhe miqësore, duke shkelur pa respekt dhe vrazhdë sovranitetin e Serbisë dhe historinë e rishikuar.

"Idetë e Kemal Ataturkut nuk janë më idetë për udhëheqjen e Turqisë", tha Nikoliç

Redaksia online
(a.ç/sg/shqiptarja.com)