Kjo, sipas tij, mund të përfundojë me marrëveshje, por mund të përfundojë edhe shumë keq, sepse Serbia është e gatshme për t’iu përgjigjet sulmeve të tilla në çdo mënyrë, raportojnë mediat serbe.
“Në mënyrën sesi do të sillen shqiptarët në të ardhmen edhe ne do t`iu përgjigjemi njësoj, disa nuk llogarisin se ata mund të luajnë ose të llogarisin në ne dhe që neve dikush përsëri mund të na bombardojë, pasi që është e qartë se Serbia ka vepruar shumë mirë në këtë situatë sesa do të vepronte dikush tjetër” ka shtuar kreu i shtetit serb.
Sipas tij, Serbia ka problem të madh me Kosovën dhe ai problem “ndikon në marrëdhëniet tona me BE-në”.
Ai theksoi se Bashkimi Evropian e di se Serbia kurrë nuk do të njohë “shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)