Edhe pse u shoqërua me kontestime dhe debate, Nikoll Marku është zgjedhur kryetar i grupseksionit të Velipojës për Partinë Demokratike. Me 13 vota pro, Marku është zgjedhur në krye të këtij grupseksioni. Pas akuzave të anëtarëve të PD- Velipojë ndaj drejtuesve të PD- së Shkodër, procesi zgjedhor pranë selisë blu në Shkoder është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj drejtuesve te PD- së në metropolin verior për manipulime.
Ka qënë kreu i FRPD-së Velipojë, Nikolin Matusha që ka akuzuar kreun e PD Shkodër Ramiz Çobaj për manipulim të listave të zgjedhësve. Sipas Matushajt, emri i tij do duhej të ishte ne listen e votuesve, por ai është hequr qëllimisht.
Pas zgjedhjeve, kryetari i grupseksionit Nikoll Marku e ka cilësuar si proces të rregullt dhe transparent, ndërsa akuzat i ka cilësuar si absurde nga përsonat të cilët e kanë shitur partinë demokratike. “
Ata që më kanë akuzuar, kanë shitur votat e PD”, mësohet të ketë deklaruar Marku.
Nga 24 anëtarë kryesie që moren pjesë në zgjedhje, Nikoll Marku ka marrë 13 vota duke fituar përballë Altin Kacit dhe Sander Vilunit.
Gjatë ditës së djeshme, anëtarët e PD në degën e Velipojës kanë hedhur akuza mbi kryetarin e degës së Shkodrës Ramiz Çobaj se po mbështet Nikoll Marku, të cilin e akuzojnë se mbështeti kandidaten e Partisë Socialiste Keti Bazhdari në zgjedhjet lokale të 2015 për bashkinë më të madhe në veri.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
23.1%
-
Të gabuar
71.2%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 52
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Napoli mund pastër Monzën dhe merr kreun e Serie A! Lazio ul me 'këmbë në tokë' Torinon, e mposht 2-3! Roma përmbys Venezian
29 Shtator, 22:46
-
Napoli merr kreun e Serie A, fiton 2-0 kundër Monzës
29 Shtator, 22:41
-
Himarë/ Nesër Vangjel Tavo bën betimin si kryebashkiak në mbledhjen e këshillit
29 Shtator, 22:19
-
Korçë/ Ekspozitë me ikonat e Diço Zografit, pasqyrojnë lidhjen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
29 Shtator, 22:03
-
Ndryshime drastike në tregun e transferimeve, pesë ligat më të mëdha evropiane gjejnë dakordësinë
29 Shtator, 21:54
-
CDC: Vetëvrasjet në SHBA mbeten në nivelin më të lartë në histori
29 Shtator, 21:52
-
Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD
29 Shtator, 21:29
-
Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në Esencë-Report Tv
29 Shtator, 21:07
-
Renditja/ Tirana fiton pas 138 ditësh, përmbys 2-1 Skënderbeun në kryeqytet! AF Elbasani i falet Lleshit në Ballsh
29 Shtator, 20:56
-
VIDEO/ Berisha ngatërrohet në Këshillin Kombëtar, nuk i ndahet shpirti nga Kuvendi Popullor
29 Shtator, 20:53
-
Turi blic me strukturat në qarkun e Tiranës, Veliaj: I bindur për fitoren në Kavajë! Një njeri që drejton partinë nga azili në katin e 8 nuk mund të jetë partner për BE
29 Shtator, 20:46
-
Sulme masive izraelite në portin bazë të Houthit në Jemen! Të paktën 4 të vdekur
29 Shtator, 20:27