Nikolla 'rrëzon' Berishën: Begaj
do të shpërblehet për triumfin

Nikolla 'rrëzon' Berishën: Begaj<br />do të shpërblehet për triumfin
TIRANE - Ndërsa mirëpriti në Rinas dy kampionët botërorë në peshëngritje, ministrja e Arsimit dhe e Sportit Lindita Nikolla ka qetësuar vajzën e parë shqiptare që është shpallur kampione bote, Romela Begajn, se do të marrë shpërblimin e merituar pavarësisht vendimit të qeverisë Berisha. Në 2011-ën nga qeveria e djathtë vendosi të mos shpërblejë kampionet në stilin e shtytjes ose të shkëputjes, por vetëm në dygarësh nga vendi i parë deri në vendin e pestë.
Romela triumfoi në Kazakistan në peshën 63 kilogramë në stilin e shtytjes, ndërsa dështoi në shkëputje duke dalë në vend të shtatë në dygarësh dhe sipas vendimit te 29 tetorit 2011 Begaj nuk do te mund t'i gezonte 50 milionë lekët që ministrja Nikolla ia premtoi mbrëmjen e kësaj te premteje. Në këtë mënyrë, ministrja Nikolla nxorri "nul" vendimin e "Berishës". "Sot kemi një kampione të madhe që nuk ka VKM që ia mohon shpërblimin", tha Nikolla.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë