Nikolla-Hafizit: Dikur qeshje me
ata që vendosnin stërkëmbësh

Nikolla-Hafizit: Dikur qeshje me<br />ata që vendosnin stërkëmbësh
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla është përplasur në kuvend me deputeten Mimoza Hafizi ku shkak për këtë janë bërë universitetet dhe reforma në këtë drejtim.
 
Por, Nikolla nuk ka harruar që ti përmendë Hafizit se ka qenë ajo që dikur qeshte me stërkëmbëshat që bëheshin ndaj atyre që punonin për një çështje të caktuar.

Madje, ajo thotë se i kujtohet fare mirë edhe timbri i të qeshurave të Hafizit në ato kohë.
 
Për të përmbushur shqetësimin e Hafizit, unë isha sot në fakultetin e shkencave urimet dhe dua të them se, vetëm në këtë fakultet janë 750 studentë me mesatare 9 që vijon në respekt të plotë të meritës. E dashur Moza, kemi bërë shaka, qeshje shumë atëherë me atë njeriun që vrapon e vrapon për të bërë detyrën dhe dikush që fshihej për të vënë strekëmbëshin, më kujtohet zëri yt atëherë e stërkëmbëshi sot, por sot duhet të fokusohemi tek të vërtetat e kësaj pune dhe asaj që po ndodh me arsimin dhe po të them. Dallojmë shumë fokusin tek puna e të vërtetat duke parë gjithçka por me vendosmërinë për të thënë të vërtetën e për të përmirësuar por me valë ndryshe, të fokusuar ju për strekëmbëshin e radhë për të sharë ministren e kjo e fundit për të zbatuar ligjin. Për të komunikuar me pedagogët, studentët dhe për të ecur përpara. The një të pavërtetë që nuk e di nga doli data 27, ajo doli duke ndjekur në dinamikë procesin duke komunikuar me të gjithë drejtuesit e arsimit të lartë dhe për të mësuar se vija e kuqe të jetë realiteti i respektit të meritës dhe informacion ne kohë reale. Për të adresuar merakun se erdhën nga profesor të nderuar dhe për të lënë gjithë kohën nëse ishte e nevojshme dhe mbeteshin kuota të paplotësuara e pa ta kryer këtë proces.Kur bëhej procedura e formularit A3, si ndodhte???ai bëhej deri në fund të dhjetorit. Kush nuk ka sy e veshë nuk e sheh e dëgjon, kush nuk ka zemrën për ti parë punët me atë që pretendon se do të ndodhë me arsimin e lartë gjërat ndodhin ndryshe. Ajo që ndodhte me meritë preferencë edhe në 3 vite që kam qenë ministre, nuk mund të mbyllnim sytë kur shihnim se sistemi i jepte rëndësi renditjes e jo meritës të jetë pjesë e arsimit të lartë.Ka një proces transparent, informacion në kohë reale.” ka thënë Nikolla.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër