TIRANË -Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla mori pjesë ditën e premte në konferencën e parë ndërkombëtare në fushën e shkencave të aplikuara "New Technologies and Applications in Medicine, NTAM 2014? në Tiranë.
Sipas ministres Nikolla, konferenca është një shembull i mirë sepse kërkimi shkencor lidhet ngushtë me jetën akademike të çdo departamenti si dhe me cilësinë në arsimin e lartë.
Gjithashtu, sipas Nikollës, mënyra se si edukimi ndërdisiplinor dhe teknologjia kthehen në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe shpëtimit të jetës është e rëndësishme.
"Unë dhe Ministri i Shëndetësisë, Beqaj jemi sot, këtu si pjesë e kabinetit qeverisës, jo vetëm për të ofruar mbështetje, por edhe për të inkurajuar që studime të tilla shkencore dhe teknologjike të jenë pjesë e përmirësimit të cilësisë së jetës dhe zbatimin e tyre real në institucionet tona shëndetësore', tha ajo.
Nikolla shtoi se "me anë të projekteve si "Horizont 2020" cilësia e universiteteve tona do të jetë ajo e duhura, ajo që ju profesorë të nderuar përfaqësoni dhe që studentët meritojnë që realisht UPT dhe gjithë IAL -të të rreshtohen me dinjitet në hapësirën evropiane të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor'.
Kjo konferencë u organizua nga Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, të Universitetit Politeknik të Tiranës./ATSH/
/Shqiptarja.com