Nikolla: Koha e kërcënimeve të votës
ka ikur bashkë me pushtetin e PD-së

Nikolla: Koha e kërcënimeve të votës<br />ka ikur bashkë me pushtetin e PD-së
Menjëherë pas deklaratës së deputeti Gent Strazimiri për kërcenime të mësuesve në Dibër, për të votuar kandidatin e qeverisë ka reaguar Ministria e Arsimit dhe Sportit përmes një deklarata për shtyp, ku i ka cilësuar akuzat e PD-së të pavërteta.

Nikolla deklaroi se koha kur mësuesit kërcënoheshin për votën dhe shkollat përdoreshin si garnizone elektorale nga partia në pushtet, ka perënduar bashkë me pushtetin e Partisë Demokratike.

Deklaratë për shtyp e Ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla

E vajtueshme politika e shpifjeve që në përditshmërinë e saj, sot zgjodhi të sulmonte Drejtorinë Arsimore Dibër nga selia e Partisë Demokratike në Tiranë. Tërësisht e pavërtetë akuza se janë kërcënuar mësuesit për arsye të votimit të 11 shtatorit për Bashkinë e Dibrës. Fatmirësisht koha kur mësuesit kërcënoheshin për votën dhe shkollat përdoreshin si garnizone elektorale nga partia në pushtet, ka perënduar bashkë me pushtetin e Partisë Demokratike. Nëse Partia Demokratike po përgatit bazën e vet të tkurrur elektorale për humbjen në Bashkinë e Dibrës, arsimtarët po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor dhe këto janë dy axhenda krejt pa lidhje me njera-tjetrën.
Ministria e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore s'kanë asnjë lidhje me fushatën e Dibrës apo me dëshpërimin e vazhdueshëm të Partisë Demokratike.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital