Pas kritikave të deputetes së LSI, Monika Kryemadhi, për reformën në Maturën Shtetërore, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Nikolla shprehet se është habitur jo pak për prononcimin e deputetes së LSI.
Tksa argumenton disa prej arritjeve të reformës në Arsim, Nikolla i kërkon Kryemadhit të mos cenojë suksesin e reformës për disa vota më shumë në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit.
"Asgjë nuk është perfekte dhe gjithshka është e përmirësueshme, padyshim edhe kjo praktikë e re dhe e suksesshme. Por të lutem sinqerisht, të mos cënojmë arritjet tona të padiskutueshme për disa vota më shumë në 18 qershor. Sepse votat kanë rëndësi për partitë, por mostrazimi i nxënësve që po përgatiten për Maturën Shtetërore të këtij viti dhe i prindërve të tyre, ka rëndësi për të gjithë ne, pavarësisht partive", thuhet në reagimin e Lindita Nikollës.
Reagimi i Lindita Nikollës:
E dashur Monika,
Dëgjova me habi prononcimin tënd kundër praktikës së re të Maturës Shtetërore!
E mirëkuptoj klimën e vigjiljes së fushatës, ashtu siç mirëkuptoj çdo kritikë, edhe nga ti vetë, pavarësisht se jemi shpjeguar jo një herë sy më sy për Maturën Shtetërore. Praktika e re e Maturës Shtetërore që krijoi kushte krejt të reja konkurrueshmërie dhe transparence, është fryt i një pune të madhe e të përbashkët. Siç ti e di fare mirë ka qenë një proces gjithëpërfshirës, ku janë dëgjuar me shumë respekt edhe vërejtjet e grupeve parlamentare, përfshirë dhe LSI-në. Jo vetëm kaq, po vetë Kryetari i Kuvendit ka ndihmuar personalisht për zhvillimin e një debati të brendshëm shumë konstruktiv mes përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve të partive të koalicionit.
Asgjë nuk është perfekte dhe gjithshka është e përmirësueshme, padyshim edhe kjo praktikë e re dhe e suksesshme. Por të lutem sinqerisht, të mos cënojmë arritjet tona të padiskutueshme për disa vota më shumë në 18 qershor. Sepse votat kanë rëndësi për partitë, por mostrazimi i nxënësve që po përgatiten për Maturën Shtetërore të këtij viti dhe i prindërve të tyre, ka rëndësi për të gjithë ne, pavarësisht partive.
Miqësisht,
Lindita".
Ishte Monika Kryemadhi e cila gjatë një takimi me të rinj të LRI-së në Lezhë, e ka quajtur gabim votën e dhënë forca politike që ajo përfaqëson, për të miratuar reformën në Arsim e cila rezultoi dështim sipas saj. Kjo për hatër të kompromiseve të koalicionit.
"Ndihem e zhgënjyer qoftë edhe nga angazhimi edhe i yni si deputetë të Parlamentit Shqiptar që kemi bërë kompromise ndonjëherë edhe për hir të koalicionit që kemi pranuar ligje si ai i Maturës Shtetërore.
Ligji ka cenuar jo vetëm dinjitetin e nxënëseve me nota shumë të mira që s’iu dha e drejta të studiojnë, mbi të gjitha është cenuar sistemi arsimor në Shqipëri", shpreh Monika Kryemadhi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com