Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka kërkuar sot nga drejtuesit e Drejtorive Arsimore Rajonale (DAR), të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar dhunën në shkolla.
Një ditë pas publikimit të lajmit se një mësues 63-vjeç në Bulqizë dhunoi nxënësit e tij, ministrja Nikolla ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e DAR.
Ajo u ka komunikuar në mënyrë ultimative, që brenda një muaj, secili prej tyre personalisht duhet të inspektojë secilën shkollë nën juridiksionin e tyre dhe çdo problem duhet ta relatojnë në mënyre të përditshme në Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit.
“Ai drejtor rajonal i cili nuk realizon këtë detyrë në mënyre të përditshme dhe sipas afateve të vendosura apo toleron shkelje të konstatuara, largohet në mënyrë të menjëhershme nga puna”, u është drejtuar Nikolla krerëve të DAR.
Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk do të tolerohet asnjë drejtor shkolle i cili nuk ka performuar në menaxhimin e institucionit shkollor dhe ka lejuar shkelje apo sjellje që bien ndesh me udhëzimet e MAS.
Mësuesi Agim Muça, 63 vjeç, ditën e festës së mësuesit, 7 mars, ka dhunuar 12 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Orzhanovë”, të rrethit Bulqizë.
Mësuesi Agim Muça mësim në klasën kolektive 3 dhe 5 dhe nën efektin e alkoolit, ka dhunuar rreth 12 nxënës, duke i qëlluar edhe me dru zjarri, ku disa prej tyre pësuan dëmtime të rënda.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com