Nikolla: Mësuesit s’kanë më nevojë
për teserën e partisë që të punësohen

Nikolla: Mësuesit s’kanë më nevojë<br />për teserën e partisë që të punësohen
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, zhvilloi ditën e sotme një takim me rreth 340 mësuesit e punësuar nga portali "Mësues për Shqipërinë" në qytetin e Tiranës.
 
Në fjalën e saj ministrja Nikolla theksoi se portali “Mësues për Shqipërinë” është sistemi i ri i emërimeve në arsim.
 
“Asnjërit nga ju nuk i është dashur më të kalojë nga zyra e drejtorit të DAR për të treguar teserën e partisë apo zarfin e korrupsionit për t’u punësuar në arsim. Portali “Mësues për Shqipërinë” në këto dy vite ka mundësuar që secili nga mësuesit që kanë marrë pjesë të marrë atë çfarë realisht meriton.

Nuk ishin vetëm shkollat e larta të veriut nëpër fshatra por kishte edhe shkolla të qyteteve të mëdha, edhe në Tiranë përse jo, mësues që për një arsye ose për një tjetër detyroheshin që të dilnin para nxënësve të tyre në një profil që nuk ishte ai që ata kishin studiuar dhe ishin licencuar.

Masa e ndikimit të këtyre mësuesve tek nxënësit ishte në shifrën e rreth 177 mijë nxënësve. Ndaj ne na duhej që të ndërhynim shpejt për të çuar pranë çdo nxënësi mësuesin që meritonte së pari duke rregulluar gjithë komunikimin apo profilin e çdo mësuesi konform standardit që ishte përgatitur," 
është shprehur ministrja.
 
Mësuesit në fjalën e tyre theksuan se portali ishte për ta nisja e një epoke të re në arsimin shqiptar, ku sipas tyre më në fund u vlerësuan në sajë të meritës dhe dijeve.
 
Nesër mësues nga i gjithë vendi do të testojnë dijet e tyre në portalin ‘Mësues për Shqipërinë”.
 
Në qytetin e Tiranës me anë të portalit “Mësues për Shqipërinë” janë punësuar 181 mësues ndërkohë që në vitin 2015 159 mësues.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!