Nikolla: Mësuesve dhe nxënësve t’u shërbejmë me tekste me nivel të përshtatshëm shkenco


TIRANË, 27 nëntor/ATSH-Z.Tosku/-Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizuan sot, konferencën shkencore ndërkombëtare "70-Vjetori i Çlirimit, Ngjarje e Rëndësishme Kombëtare".
E pranishme ishte edhe Ministrja Lindita Nikolla e cila vlerësoi konferencën, jo vetëm si përkujtim i një ngjarje të madhe të historisë, siç është çlirimi i Shqipërisë, por edhe për vlerat e çmuara shkencore të saj, që do të pasurojnë fondin historiografik për luftën e shqiptarëve për liri e pavarësi.
"Ne jemi të angazhuar e po nxisim rishkruarjen e teksteve të historisë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar. Qëllimi ynë është që t'u japim nxënësve dhe mësuesve tekste me nivel të përshtatshëm shkencor e objektiv për mësimin e historisë sipas moshës, me standarde evropiane. Do të synohet që këto tekste të zhvishen nga interpretimet e njëanshme, nga influencat e politikës, nga fryma e konfrontimit dhe e urrejtjes për popujt e tjerë e veçanërisht për fqinjët", tha Ministrja.
Sipas saj, nuk do të thotë se do të ndryshohet historia si ngjarje, historia ka ndodhur vetëm një herë dhe ështëdetyrë e historianëve që duke shkruar të vërtetat e saj objektive të përcjellin mesazhe për të mësuar prej tyre, mesazhe bashkëpunimi e bashkëjetese për brezat e rinj që të mos mbeten tek e shkuara, por të shikojnë e të ndërtojnë së bashku të ardhmen e tyre.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Muzafer Korkuti tha se referatet e kësaj konference trajtojnë këndvështrime dhe prurje të reja për karakterin dhe rëndësinë e ngjarjes historike të 70-Vjetorit të Çlirimit.
"Është rasti, që në këtë Jubile, historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve gjatë Luftë së dytë Botërore të rishkruhet e parë në distancën e 70-viteve, në dritën e dokumenteve të reja arkivore, vendase e të huaja, mbështet edhe në studime të thelluara monografike", tha Korkuti.
Në konferencën "70-Vjetori i Çlirimit - Ngjarje e Rëndësishme Kombëtare", referuan Profesorët Bernard Fischer, Xhelal Gjoveçi, Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Vasil Tole, etj./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak