Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka mbajtur fjalën përshëndetëse në hapje të seancës së përbashkët parlamentare mes deputetëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Teksa përmendi disa prej sfidave që shqiptarët kaluan për të shkuar deri në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e një shteti demokratik, Nikolla tha se strategjia e përbashkët e vendimeve mes dy vendeve nuk i kundërvihej asnjë bashkësie tjetër në rajonin e Ballkanit.
“Në një sallë si kjo, tempulli i demokracisë, është vendi i duhur për të kujtuar ata që bënë Kongresin e Lushnjës, ata që luftuan kundër okupatorëve, sot është dita për të kujtuar martirët e burgjeve komuniste, qëndrimtarët, klerin. Po ashtu edhe studentët e dhjetorit të viteve ’90. Historia nuk është vetëm rrëfim por edhe një shkollë që na sjell idetë triumfuese prej të cilave duhet të marrim mësim. Mënyra e të menduarit e shqiptarëve duhet të ndryshojë në përputhje me realitetin e ri gjeostrategjik. Sfidat e Shqiptarëve në shekullin që kemi hyrë janë të përbashkëta. Sot Shqipëria ka hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në . Në 6 dhjetor Tirana do jetë kryeqyteti i Europës ku do të mblidhen krerët e 27 vendeve anëtare. Shtetet tona sa më shumë të koordinohen aq më shpejt përparon bashkësia shqiptare në Ballkan. Kjo vetëdije e një strategjie të përbashkët vendimesh, nuk i kundërvihet asnjë bashkësie tjetër në rajon. Në dekada kemi qenë të ndarë me mur por në qendër të vajeve tona kemi pasur në qendër njëri tjetrin. Do jemi dy entitete politike brenda BE. Të shndërrojmë kufijtë në kufij formal mes vete dhe me rajonin. Dy kuvendet tona duhet të japin kontributet e tyre në fushën e legjislacionit”- u shpreh Nikolla gjatë fjalës së saj.
Lajmi kryesor:
Historike! Tirana dhe Prishtina mbledhje të përbashkët të Kuvendeve! Rama: Njohja e Kosovës s’do vonojë, Thaçi i munguari i kësaj salle! Kurti: S’ka çifligje, por një kala të përbashkët (VIDEO)
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.4%
-
Jo
67.6%
-
Nuk kam mendim
8%
Vota total: 3471
Lajme të tjera
-
Spiropali: Ja çfarë nuk donin të dëgjonin sot në Kuvend! ‘McGonigal’, thriller trillimesh e mashtrimesh, politikë për dy aspra e ligësi njerëzore
2 Shkurt, 20:45
-
Ylli Pata: Donin interpelancë apo ta shqyenin Edi Ramën?
2 Shkurt, 19:50
-
Seanca sot në Kuvend, Lorenc Vangjeli: Turp i madh, i penalizuari i vetëm është publiku shqiptar, sërish i mungoi transparenca
2 Shkurt, 18:45
-
Mes kaosit miratohet ligji në Kuvend, ‘deklasifikohen’ si ‘sekret shtetëror’ dosjet e ish sigurimit! Ikën pengesa e fundit për hapjen e plotë
2 Shkurt, 17:42
-
Açka thirrje Ramës: Eja në Kuvend dhe shpjego ‘virgjinitetin’ tënd politik për patronazhimin e drurit të shtrembër të FBI-së
2 Shkurt, 17:07
-
Opozita bllokon seancën për McGonigal, Rama: Drejtësia e ‘non gratave’ kundër asaj amerikane që s’ka asnjë akuzë ndaj meje! Marrëdhënia me SHBA, më e fortë se kurrë
2 Shkurt, 11:56
-
Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai
2 Shkurt, 07:23
-
Grupimi i Berishës sërish kërkesë Kuvendit për mocion me debat për ‘McGonigal’: Të jetë pa limit kohor, çdo deputet të shprehet
1 Shkurt, 17:43
-
PS ka paralajmëruar se nuk do ta marrë parasysh, opozita dorëzon zyrtarisht kërkesën për shkarkimin e Nikollës
31 Janar, 18:46
-
Durrësi 24 orë ujë! Shkon në Kuvend marrëveshja për borxhin 60 milionë euro që do i japë fund 'etjes' së qytetit bregdetar
31 Janar, 10:04
-
Dhuna në familje, shtyhet diskutimi i draftit! Vokshi: Mungesa e relatores shkel rregulloren në Kuvend! Projektligji: Të krijohet komisioneri për mbrojtje nga dhuna
30 Janar, 16:27
-
Dosja e zyrtarit të FBI në SHBA, Rama përballet të enjten me opozitën në Kuvend! Miratohet interpelanca urgjente me Alibeajn
30 Janar, 14:35