Nikolla përshëndet pelegrinët në Malin e Tomorit: Nuk është thjesht ritual fetar, por koncert besimi

Nikolla përshëndet pelegrinët në Malin e Tomorit: Nuk është thjesht ritual fetar, por koncert besimi

1657830488_Sequence03.00003620.Still025.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot pelegrinët bektashinj që janë ngjitur në Malin e Tomorrit. Me anë të një reagimi, Nikolla thotë se pelegrinazhi nuk është thjesht ritual fetar, por koncert besimi dhe përkushtimi që shënojnë trashëgiminë e Bejtashinjve në kulturën e shqiptarëve. 

"Nga shumë krahina të vendit, nga qytete e fshatra, nga male, fusha e lugina, nga Shqipëria dhe Diaspora, qindra-mijra besimtarë e qytetarë kanë lenë përditshmërinë e tyre dhe i janë drejtuar Malit të Tomorit, këtij Froni të Perëndive, Tempulli të botës fetare të shqiptarëve, për të kryer ritet e kurbanit, faljes dhe urimet për shëndet, mirësi e paqe.

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorit është më shumë se një ritual fetar. Është një koncert besimi, përkushtimi, sakrificash, shprese e paqeje. Jehona e gëzimit të pelegrinëve përcillet e shumëfishohet në familjet shqiptare dhe na rikujton se Atdheu, Përkushtimi e Toleranca janë vlera sipërore që shënojnë trashëgiminë e Bejtashinjve në kulturën e shqiptarëve. 

Dashuri, bekim e paqe për të gjithë!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.


Lajmi kryesor:

Mijëra besimtarë pelegrinazh në malin e Tomorrit! Pelegrinët: Lutemi për paqe e mirësi, bëjmë kurban në teqe! Festa sjell trafik të rënduar në hyrje të Beratit


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja