Nikolla prezanton raportin publik të Maturës Shtetërore 2013-2014
TIRANE, 24 nentor/ATSH/. – Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi sot raportin publik të Maturës Shtetërore 2013-2014, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Universitetin e Arteve. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, tha se ky raport publik, një studim shkencor për atë që u arrit në Maturën Shtetërore, tregon më […]
TIRANE, 24 nentor/ATSH/. - Ministria e Arsimit dhe Sportit prezantoi sot raportin publik të Maturës Shtetërore 2013-2014, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Universitetin e Arteve. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, tha se ky raport publik, një studim shkencor për atë që u arrit në Maturën Shtetërore, tregon më së miri atë që publiku, familjet e 46 mijë maturantëve, e prekën në fund vitin e kaluar shkollor duke e përcaktuar këtë maturë si një ndër reformat më të mëdha në arsimin parauniversitar.
"Vetëm rritja e pragut të kalimit dhe miradministrimi bëri që sot në universitetet publike të kemi një cilësi më të lartë në të pranuarit në vitin e parë. Sot kemi 160 programe studimi në universitetet publike që mesatarja e të pranuarve është shumë më e lartë se ajo e viteve të kaluar. Pikët mesatare të përllogaritura për studentët e pranuar janë rritur në 218 programet e studimit", tha Nikolla.
Shkollat më të mira sipas katër treguesve të Maturës Shtetërore kanë rezultuar: "Ismail Qemali", "Sami Frashëri", "Qemail Stafa", në Tiranë, "28 Nëntori"në Shkodër, "Petro Nini Luarasi" në Tiranë, "Ali Demi" Vlorë, "18 Tetori" Lushnje dhe "Naim Frashëri" Durrës.
"Në këtë maturë nuk ia dolën të kalonin 13.616 maturantë. Për ata dhe për të gjithë të tjerët më pas ne analizojmë sot shkaqet dhe po përcaktojmë detyrat për të ardhmen. Në 9 vite të Maturave Shtetërore nuk pati asnjë raportim publik analize si kjo, por vetëm botimi rutinë vjetor, me zero përmasë publike", shtoi ministrja. Sipas saj, kjo analizë do shërbejë për të argumentuar nevojat e tekstit unik, për të mbështetur mësuesit për të bërë më mirë detyrën, për të adresuar më mirë pabarazinë në arsim etj.
"Ne mundësuam një proces me standard të unifikuar, ofruam siguri dhe cilësi. Treguam, të gjithë së bashku, se për të ndërtuar procese me të vërtetë demokratike duhet vullnet i qartë për të respektuar ligjin dhe partneritet i shëndoshë midis institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në to, e më gjerë, të shoqërisë në tërësi", tha ministrja Lindita Nikolla. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Roza dhe Fati’, legjenda e Rozafës perla e folklorit në Teatrin e Kukullave! Rikthehet shfaqja ‘Turjela’
11 Janar, 11:41
-
28 parti në garë, nis fushata për zgjedhjet parlamentare në Kosovë
11 Janar, 11:37