Nikolla priti Ambasadoren e Polonisë: Bashkëpunim i shkëlqyer në kontekstin transatlantik, integrimin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Ambasadorja e Polonisë, Monika Zuchniak-Pazdan
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, priti Ambasadoren e Polonisë, Monika Zuchniak-Pazdan.
Ambasadorja Zuchniak-Pazdan e uroi Nikolla për zgjedhjen në detyrën e Kryetares së Kuvendit dhe shprehu vullnetin e Polonisë për të avancuar e zgjeruar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera politike, ekonomike dhe në fusha të tjera mes dy vendeve.
Kryetarja Nikolla shprehu mirënjohjen për asistencën e Polonisë për përballimin e pandemisë, si edhe për solidaritetin e kontributin për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Shqipëria vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të Polonisë për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, në veçanti për hapjen e negociatave, si edhe asistencën teknike të ofruar nga Qeveria polake, për përgatitjet tona për anëtarësim në BE. Polonia është një avokate për integrimin e Shqipërisë, si edhe të Ballkanit Perëndimor, edhe në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Grupit të Vishegradit. Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të kontribuojë për zhvillimin, stabilitetin dhe proceset integruese në rajonin e Ballkanit Perëndimor.”, vuri në dukje Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Kryetarja Nikolla dhe Ambasadorja Zuchniak-Pazdan biseduan edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit parlamentar, rritjes së shkëmbimeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis komisioneve parlamentare.
Gjithashtu u diskutua edhe mbi rritjen e kontributit të parlamenteve të të dy vendeve për rritjen e pranisë së kompanive polake në sektorë kyç të ekonomisë së Shqipërisë, si: infrastruktura, transporti, bujqësia, turizmi, zhvillimi i burimeve natyrore, energjia elektrike, energjia e rinovueshme, sektori i hidrokarbureve, sistemi hekurudhor etj.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Orban nuk ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës polake të BE-së
3 Janar, 14:02
-
Polonia synon avancimin e procesit të zgjerimit gjatë kryesimit të BE-së
1 Janar, 09:27
-
Bazë e re ushtarake e SHBA-së në Poloni! Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat përforcon krahun lindor të NATO-s
21 Dhjetor 2024, 18:42
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor 2024, 16:49
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Vlorë/ Goditet grupi kriminal ukrainas, rekrutonin shpërndarës droge në vendet e BE-së! 4 të arrestuar, 1 në kërkim
13 Dhjetor 2024, 09:58
-
40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën
12 Dhjetor 2024, 17:15
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor 2024, 16:22
-
Revista spanjolle 'Dimension Noticias': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që meritojnë vëmendje në 2025
28 Nëntor 2024, 16:15