"Ndërhyrjet në kuota dhe tarifa jo vetëm që kanë qenë të konsultuara, po një ndërhyrje eficente që kanë përmirësuar qoftë raportin pedagog-studentë, qoftë kanë përmirësuar në barrën e peshës mes studentëve dhe shtetit. Pagesa 30 për qind e tarifës në momentin e regjistrimit, bën të mundur përdorimin e këtyre fondeve që në fillim të vitit për nevojat e arsimit të lartë, për ti planifikuar, për ti parashikuar në kohën e duhur, dhe për ti bërë të mundur në kohën e duhur të gjithë ndërhyrjet që garantojnë cilësinë e mësimdhënies në auditore", tha ministrja Nikolla.
Ndërsa kërkesës për pagesën e 30% të tarifës që në fillim të vitit akademik, Nikolla e justifikoj me arsyetimin se këto fonde i duhet universiteteve për të garantimin e cilësisë së mësimdhënies në auditore. Shumë shpejt universitetet do të funksionojnë sipas një ligji të ri. Sipas Ministres ekspertët më të mirë të çështjeve ligjore dhe të arsimit të lartë po punojnë për të draftuar ligjin e ri të arsimit të lartë.
“Po me aq përgjegjësi ju garantoj se ajo që po ndodh në realitet në Institucionet e Arsimit të Lartë, është rruga e duhur që Ligji i ri i Arsimit të Lartë të gjejë shtratin e nevojshme për të pasur sukses. Një ligj i mirë do të ketë rezultatet e veta, me IAL që u kthyen në shinat e ligjshmërisë, me ato IAL që do të vijojnë pas procesit të akreditimit nga agjencia britanike, me të cilën së shpejti firmoset fillimi i punës. Gjithashtu ligji do te ketë sukses me kuotat dhe tarifat e studiuara mirë, me një Këshill të ri Akreditimi, etj”.
Këto deklarata Nikolla i bëri në prezantimin e masave të marra për arsimin e lartë të vitit 2014.
Zv/Ministri Mazniku prezanton kuotat e tarifat për vitin 2014-2015
Gjatë prezantimit të analizës, Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Arbjan Mazniku ju referua kuotave dhe tarifave të studimit në IAL publike, për vitin akademik 2014-2015.
Në vitin 2013-të u akorduan 29.390 kuota, ndërkohë që u regjistruan vetëm 23.689 studentë. Ka pasur 5701 kuota më shumë se kërkesa. Kurse në vitin 2014-të janë miratuar 19.196 kuota nga 22.000 që kanë kërkuar universitetet publike. Pra vetëm 2800 më pak se kërkesa.
Sipas llogaritjeve 69% e maturantëve do të studiojnë këtë vit në IAL publike, ata që do të studiojnë jashtë vendit apo në IAL private.
Kuota nuk janë miratuar për programe që kanë pasur më pak se 10 studentë, apo programe që kanë pasur mesatare të gjithë studentëve më të ulët se nota 5.5.
Për studimet Master, në vitin 2013-të u regjistruan në MP – 5.559 studentë dhe në MSH – 5.890 studentë, ndërsa në 2014-të u miratuan në total, MP – 5.823 kuota (+264) dhe MSH – 6.087 kuota.
Tarifat vitin e kaluar kanë qenë nga 14.353 lekë në 44.995 lekë, kurse këtë vit nga 20.000 lekë në 45.000 lekë. Pra një rritjet mesatare 6.285 lekë, vetëm 17 lekë në ditë.
Të pranishëm në analizën e arsimit të lartë ishin, rektorët e universiteteve publik, dekanë, profesorë, studentë, etj, të cilët MAS i ka përfshirë gjithnjë në çdo nismë e reformë që ka ndërmarrë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)