TIRANË, 25 nëntor/ATSH-Z.Tosku/- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook" ka komunikuar se gjatë muajve shtator-tetor, shahistja Klea Shuqja ka përfaqësuar Shqipërinë në dy kampionate ndërkombëtare, atë të botërorit mbajtur në Durban të Afrikës së Jugut dhe në Kampionatin Europian të zhvilluar në Batumi, Gjeorgji.
Sipas Nikollës, nxënësja 8-vjeçare u spikat për shkak të rezultateve të saj të larta dhe mbresëlënëse në të dy kampionatet.
Duke shprehur krenarinë e saj për Klean, Nikolla shkruan "ashtu siç ka bërë krenare shkollën, Klea më ka bërë edhe mua krenare. Sa herë që lëviz gurët e shahut dhe fiton na ka të gjithëve mbështetje dhe fansa të fortë të suksesit të saj". /m.m/








