Nikolla uron ‘8 Marsin': Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin

Nikolla uron ‘8 Marsin': Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin

1685601834_1662999861LinditaNikolla.jpg

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka uruar gratë me rastin e ‘8 Marsit’ ditës ndërkombëtare të Gruas.

“Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, uroj nga zemra të gjitha nënat, motrat, bashkëshortet dhe vajzat shqiptare. Këtë vit, tema e përzgjedhur  për të kremtuar këtë ditë domethënëse  është “Të investojmë te gratë, për të përshpejtuar progresin.”

Asnjë faktor a investim tjetër, as njerëzor dhe as teknologjik, nuk mund ta përshpejtojë zhvillimin shoqëror më shumë sesa investimi te gratë dhe vajzat.

Këtë prag 8 Marsi, bashkë me gratë kryeparlamentare nga të pesë kontinentet, u mblodhëm në Paris në Samitin Botëror, themeluam Rrjetin e Grave Kryeparlamentare dhe miratuam Deklaratën për Barazinë dhe të Drejtat e Grave, në të cilën u bëmë thirrje parlamenteve të të gjitha vendeve të vendosin të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në krye të agjendave parlamentare.”- shkruan Nikolla.


Lajmi kryesor:

Sot 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas!


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale

'Trumpi i Kroacisë' deklaron fitoren në zgjedhjet presidenciale