Nikos Dendias krahason Greqinë me Ukrainën: Turqia po përdor metodat e Rusisë duke kërcënuar Athinën! Kini kujdes

Nikos Dendias krahason Greqinë me Ukrainën: Turqia po përdor metodat e Rusisë duke kërcënuar Athinën! Kini kujdes

Nikos Dendias

Pas vizitës në Kiev, ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias u shpreh se veprimet e Turqisë janë të ngjashme me ato të Rusisë ndaj Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga gazeta greka “Ekathimerini”, duke cituar editorialian e Dendias. Ministri i jashtëm grek u shpreh se Turqia ka adoptuar plotësisht metodat e Rusisë, duke kërcënuar Athinën.

"Kini kujdes, nëse nuk doni të bëheni një Ukrainë tjetër". Këtij provokimi të paprecedentë me të cilin përballemi ne i përgjigjemi: duke theksuar agresionin turk ndaj aleatëve dhe partnerëve; duke ndërtuar dhe përmirësuar aleancat tona me partnerët tanë evropianë, Shtetet e Bashkuara, vendet në fqinjësinë tonë të afërt si dhe me fuqitë në zhvillim”, tha Dendias.

Dendias vëren se kërcënimet e pushtimit, që në rastin e Ukrainës nuk kanë mbetur thjesht kërcënime, kombinohen me një luftë hibride duke përdorur të gjitha mjetet, si përdorimi i emigracionit armëve dhe bllokimi i flukseve të energjisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb