NIKOSI, 2 shkurt /ATSH-AFP/ - Kryeministri i ri grek, Alexis Tsipras mbërriti sot në Qipro
për të takuar drejtuesit e ishullit, gjithashtu përfitues i një plani shpëtimi evropian në këmbim të masave të ashpra shtrënguese.
Tsipras, drejtues i partisë kundër masave shtrënguese Syriza (e majta radikale) do të takohet me presidentin konservator, Nicos Anastasiades.
Greqia dhe Qipro, që ndajnë të njëjtën gjuhë dhe të njëjtën kulturë, janë shumë të afërta dhe është traditë që drejtuesit e tyre respektivë të bëjnë udhëtimin e tyre të parë zyrtar tek njëri tjetri.
Të rralla janë pikat e përbashkëta përsa i përket planit ideologjik mes Tsiprasit dhe Anastasiades, zgjedhur në muajin shkurt 2013.
Anastasiades i është dashur menjëherë pas marrjes së funksionit të negociojë për marrjen e një kredie prej 10 miliardë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimin Evropian për të shpëtuar Qipron nga falimentimi./
/ec/