Përplasje fizike në Elbasan! Militantë të PD të organizuar thërrasin 'Rama ik', reagojnë socialistët! Rama: Turma ulëritëse me flamuj partie si 100 kopje të Ilir Metës! Basha: Ishin bandat e tij

Festën e Ditës së Verës sot në Elbasan 'e vodhën'. Një grup militantësh, të organizuar dhe me flamujt e Partisë Demokratike në duar, në mes të kremtimeve për këtë festë mijëra vjeçare, kanë zgjedhur ta shndërrojnë në një miting politik.

Teksa Kryeministri Rama po kalonte në bulevardin kryesor të qytetit, ku ishte aty për të vizituar një panair agrobiznesi që ishte hapur me rastin e 14-Marsit, mbështetësit e Bashës thirrën 'Rama ik', duke sjellë reagimin e të pranishmëve aty.

Episodi degjeneroi në përplasje fizike dhe vetëm ndërhyrja e policisë mundi të shmangë precipitimin e mëtejshëm, duke shoqëruar në Komisariat disa persona. 

 Pamjet janë transmetuar live edhe në Facebook-un e kryetarit të PD-së, Basha por ai më pas e fshiu videon. 

‘Shfaqje vulgare dhe një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, 'e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit' e ka cilësuar Edi Rama këtë ngjarje. Kreu i qeverisë tha para gazetarëve se një gjë e tillë nuk kishte se pse të ndodhet.

Ndërkohë që lideri i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se ai shoqërohet në Elbasan nga familjet intelektuale të qytetit, ndërkohë që Rama shoqërohet nga banditë, dhe ishin pikërisht këto që provokuan dhunën.

Nga ana tjetër ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila kryeson listën e PS-së në këtë qytet, tha se një parti politike përçau festën e Ditës së Verës dhe se kjo është e turpshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Përplasja në Elbasan, Monika Kryemadhi mbështet militantët e PD-së: E përzunë Ramën, i thanë ik

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme teksa po prezantonte kandidatin për deputet në Përmet, Elton Ismalaj, foli edhe lidhur me përplasjen gjatë festimeve të Ditës së Verës në Elbasan

Duke mbështetur atë që bënë sot militantët e PD, Kryemadhi gjatë fjalës së saj tha se rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi ditën e sotme në Elbasan, aty ku njerëzit e përzunë kryeministrin Rama dhe i thanë ik largohu.

“Një nga problemet tona kryesore është ajo çfarë do të ndodhë mbas 25 prillit sepse ne e kemi mëse të qartë se cili do të jetë rezultati i 25 prillit. Rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi në Elbasan më përpara, aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë ik largohu sepse nuk duam të të shikojmë.”, tha ajo.

Kryetarja e LSI-së shtoi se Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës dhe ka papunësinë më të madhe, ka mungesë në ekonomi dhe ka biznese të falimentuara dhe varfëri të madhe.

“Ku Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ka papunësinë më të madhe, ka mungesën e ekonomisë, ka biznese të falimentuara ka varfërinë më të madhe.

Kryemadhi e konsideron Ramën si një fenomen i cili ka varfëruar shqiptarët dhe i largoi të rinjtë nga vendi. Ajo shtoi se më 25 prill do të sjellë ndryshim.

Ndërkohë që sot njerëzit nuk kanë më dëshirë ta shikojnë jo si individ por si fenomen. Sepse është fenomeni që i varfëroi shqiptarët, i largoi shqiptarët nga Shqipëria, i largoi të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria. Prandaj dhe angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me 25 prillin. 25 prilli ka të bëjë me ndryshimin për të ndëshkuar çdo njeri që nuk mban fjalën, çdo politikan që nuk iu përgjigjet. Socialistët e Përmetit shikojnë më shumë socialist Vangjel Tavon sesa Bledi Çuçin”, tha ajo.

 

Ora 13:39
‘Lider s’je, por bëhu burrë’, Basha i përgjigjet Ramës: Burrë të bën dashuria dhe përkushtimi ndaj vendit, mos i provoko shqiptarët (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me një video-selfie teksa po kthehej nga qyteti i Elbasanit, ka reaguar sërish duke ju përgjigjur kreut të qeverisë, i cili i tha të ndahet nga Likja e Saliu, dhe të këpusë zinxhirin e Monikës, pasi lider nuk është dot, por të bëhet pak burrë. Basha tha se burrë nuk të bëjnë banditët me pistoletë në brez, por burrë të bën dashuria dhe përkujdesi ndaj vendit tënde.

‘Sot është një ditë feste është Dita e Luleve që është simboli kuptim plotë i thyerjes së dimrit me verën. E pra 14 Marsi i sotëm na ndan pak nga 25 prilli që do të jetë. Ngjarja e shëmtuar që provokoi Edi Rama, rrugët ishin edhe më plot pas këtij incidenti të shëmtuar që tregoi se qytetarët nuk e kanë frikë. Shqiptarëve u ka dalë frikë dhe janë të gjithë bashkë. Burrë nuk të bëjnë banditët me psitoletë në brez pa të cilat nuk hyn dot në qytetin e Elbasanit. Nuk të bëjnë dot burrë, burrë të bën përkushtimi ndaj vendit, që ti nuk e ke pasur. Burrë të bën dashuria për vendin që ty të ka munguar në çdo çast. Shqipëria e ka ndarë mendjen, nuk ka ndryshim pa largimin, tënd ndaj mos i provoko shqiptarët. Nuk na tremb dot ne. Ty dhe një grushti bandidhësh dhe oligarkëve u ka ardhur fundi. Më 25 prill largojmë Edi Ramën.’- tha Basha.

 

 

Ora 12:51
Sherri në Elbasan, reagon Rudina Hajdari: Mos i voto më bandat

Për kandidaten për deputete në Qarkun e Elbasanit nga radhët e Nisma Thurje, Rudina Hajdari, dhuna sot në Elbasan ishte sepse bandat politike e shndërruan qytetin në fushëbetejë.  Hajdari thotë që qytetarët nuk duhet të zgjedhin mes bandave, por të zgjedhin ide që konkurojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv.

"Përplasja e dhunshme sot, mes militantëve të PS e PD në Elbasan, është pasqyra më e qartë e degradimit të kësaj klase politike e cila nuk ka më ide por vetëm muskuj. Teksa qytetarët kishin dalë për të shijuar ditën e verës, bandat politike e shndërruan qytetin në fushëbetejë duke prishur gjithë atmosferën dhe duke shkaktuar panik.

Fushata elektorale nuk mund të jetë garë muskujsh, sharjesh, grushtash apo armësh, por garë idesh dhe projektesh mbi të ardhmen e njerëzve. Qytetarët nuk mund të zgjedhin mes dy bandave por duhet të zgjedhin mes ideve që konkurrojnë nëpërmjet debatit publik dhe konstruktiv.

Koha ta mbyllim këtë kapitull të shëmtuar dhe të shohim nga e ardhmja. Në 25 Prill mos i voto më bandat", shkruan Hajdari.

Ora 12:27
Incidenti në Elbasan, reagon Balla: Provokim politik, pamjet treguan një bandë pengmarrësish të festës

‘Provokim nga Partia Demokratike’ e ka cilësuar drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla incidentin e ndodhur në Elbasan ditën e sotme.

Balla shkruan se meqënse Basha flet për banda, sot ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve!

‘Të dashur banorë të Elbasanit, së pari ju uroj Gëzuar Ditën e Verës. Asnjëherë më parë një parti politike nuk kishte organizuar një provokim të tillë politik në Ditën e Verës, sikurse bëri Lulzim Basha sot.

Meqënëse Lulzim Basha flet për banda, pamja e sotme ishte tamam pamja e një bande pengmarrësish të festës, me zhurmën përçarëse e me flamujt e Partisë Demokratike, me 3-4 makina të shtrenjta që xhironin gomat në mes të mijëra qytetarëve, familjarëve, fëmijëve!

Elbasanllinjtë që kurrë s'janë dalluar si sherrxhinj nuk ia kishin borxh PD-së këtë inskenim të Ilir Metës me duart e Lulzim mavrisë!  Megjithatë 25 prilli po vjen dhe Ilir Meta bashkë me Saliun, do ta marrë pergjigjen për këtë spektakël dhunimi të qytetit nga kukulla e tyre Lulzim Basha e tufa e qorrave që turperuan PD në sytë e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë!’- shkruan Balla.

Ora 12:02
Basha nga Elbasani: Rama provokoi qytetarët, koha e tij ka përfunduar (VIDEO)

Teksa ka uruar dhe një herë Ditën e Verës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se incidenti në Elbasan u provokua nga ata që ai i cilëson si 'kriminelët e Ramës'.

"Gëzuar Ditën e Verës, që simbolizon thyerjen e dimrit dhe ardhjuen e pranverës.  Koha e Edi Rama ka mbaruar dhe ai e di mirë këtë. Rama provokoi qytetarët e Elbasanit me miqtë e tij kriminelë. Më 25 prill kjo do të ndryshojë, qyteti do t'i kthehet qytetarëve, njerëzve punëtorë të Elbasanit. Kudo që të shkosh Edi Rama do të marrësh të njëjtën përgjigje. Hiq dorë nga shoqërimi me kriminelët. 25 prilli do të jetë dita e bashkimit më të madh për ndryshimin. Pranvera po vjen, ndryshimi po vjen", tha Basha.

Ora 11:55
Rama reagon sërish: Lulzim je bërë qesharak, ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s'je dot po bëhu pak burrë

1615719463_raamma.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, ku i ka thënë kreut të PD-së se është bërë qesharak, pasi ka shkuar në festën popullore të Elbasanit me flamuj partie.

‘Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s'je dot po bëhu pak burrë!’- tha Rama.

Ora 11:44
Përplasja në Elbasan, Rama: Nuk jap llogari për orarin se kur duhet të vij! Po përpiqem që vera të jetë e lehtësuar nga ‘armiku i padukshëm’ (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka folur para mediave në Elbasan pas incidentit mes militantëve, ku ka deklaruar se nuk duhet të japë llogari për orarin se kur duhet të vijë, ndërkohë që ka shtuar se përplasja nuk duhet të ndodhte.

“Nuk kam pse jap llogari për orarin kur duhet të vij. Nuk kishte pse të ndodhte një gjë e tillë. Unë jam këtu për të respektuar një traditë të kësaj feste që prej kohësh është kthyer edhe në festë kombëtare. Jam këtu për të uruar të gjithë pa përjashtim që të kenë një festë të gëzuar dhe një verë të gëzuar. Unë dhe ne po përpiqemi të bëjmë çmos që vera të jetë e lehtësuar nga pasha e rëndë prej situatës së imponuar nga armiku i padukshëm duke garantuar një vaksinim sa më intensive. Kemi filluar dje me mësuesit dhe pedagogët.

Ora 11:36
Incidenti në Elbasan, Kushi: Një parti politike përçau festën e Ditës së Verës, kjo është e turpshme (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila kryeson listën e kandidatëve për deputet në këtë qytet në Partinë Socialiste, gjatë një prononcimi për mediat, nga qyteti i Elbasanit, tha se është e turpshme që një parti politike përçau këtë feste të bukur.

‘Më vjen shumë keq që sot ndodhi ajo ngjarje, që asnjëherë nuk kishte ndodhur që një parti politike të përçajë festën, kjo është e turpshme. Populli i Elbasanit do t’ua japi përgjigjen atyre që përçajnë. Me vjen shumë keq për atë shfaqje pasi tradicionalisht dita e Verës ka qene festa më e bukur që i bashkon të gjithë njerëzit.’- tha Kushi.

Ora 11:23
Basha flet për incidentin mes militantëve: Unë shoqërohem me intelektualë, Rama me banditët! Dhuna u provokua nga ato që mbajnë peng qytetin (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vetëm pak pas incidentit të militantëve të dy partive politike në vend në Elbasan, tha se ky incident u krijua nga ato që kanë mbajtur vendin në vend numëro për 8 vite. Basha tha se ai shoqërohet në Elbasan nga familjet intelektuale të qytetit, ndërkohë që Rama shoqërohet nga banditë.

Basha: Jo unë do të filloj me agjendën time. Mos të ndjekim agjendën e dhunës. Gëzuar Ditën e Verës, dhe po diskutonin dhe për bukurinë dhe shpresën që jep Dita e Verës. Më thanë se pati një incident.  E kemi ditë feste me qytetarët Elbasanit. Shqipëria dhe Elbasani janë ndalur shumë këto vite. Kjo është ditë feste, dhe është dita kur Shqipëria duke duhet që të ndalojë. Ky vend është mbajtur në vend numëro nga ato që ushtruan dhunë sot. Ishte tentativa e tyre për ta prishur festën e qytetit të Elbasanit. Qytetarët mezi presin ditën e ndryshimit. Mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditët. Kjo është një ditë e shpresës, ku vera e mposht dimrin. Nuk e dija që edhe kryeministri kishte të njëjtin orar. Unë jam shoqëruar nga familjet intelektuale të Elbasanit. Rama shoqërohej nga banda. Thirrja ime është kundër dhunës. Dhunën e provokojnë ata që e kanë mbajtur Elbasanin 8 vite peng.’- tha Basha.

Ora 11:23
Përplasja në Elbasan, Rama: Turma ulëritëse me flamuj partie, dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës

1615714704_Sequence03.00011015.Still028.jpg

100 kopje të Ilir Metës i ka cilësuar Kryeministri Rama militantët e PD-së të cilët thërrisnin 'Rama ik' sot në Elbasan.

Në një postim në Twitter ai thotë se kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, 'e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit'.

"Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s'kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit "Koncert në vitin 36"! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e biçikletave e ishte fshehur mes tyre! Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 14/03/2021 22:58

    Me keq ardhje kafshet edhe pas shekullit 20 vazhdojn shtimin jasht kontrollit.

    Përgjigju
  • toni: 14/03/2021 19:53

    kta te pd sepse vin era

    Përgjigju
    • Shkaku: 14/03/2021 22:43

      U rri shumë afër ti Toni. Po ta futësh hundën te by@ha e të tjerëvë erë të keqe do ndjesh

  • Beni: 14/03/2021 19:06

    Elitat e elbasanit duke u konfrontuar me njeri tjetrin per te miren e popullit,sidomos ai krahu ps njehere.Pikaaaaa ku kemi perfundu si popull

    Përgjigju
    • Cubel breca: 14/03/2021 22:59

      Beni paska shkuar per lesh me koh.

  • Jaho: 14/03/2021 19:05

    Dakord, e morem vesh, anti-miting, sherrr, por perfundimisht cila pale u tregua me e forte sot? PD apo PS?

    Përgjigju
  • LORA: 14/03/2021 17:06

    Alternativa e dhunes dhe e shemtimit te cdo dite feste eshte e vetmja ne stanin e babaleve te vet-djegun. Jane aq te trashe,sa nuk e kuptojne ,qe keshtu behen edhe me te pa-pranushem.

    Përgjigju
    • Banditet: 14/03/2021 18:23

      Nuk jam me asnje pale po mesa shikoj nga video e pare kta Rilindasit tuaj qenkan cuna problematike ! Po ta shikosh pervec se shajne ne drejtim te babaleve edhe godasin nje xhaje aty. Pune banditesh e kriminelesh mo gjithsesi . Shqiperi hesapi!!

  • Banditet: 14/03/2021 16:52

    Te thuash Rama ik nuk eshte asgje ! Te reagosh pse thone Rama ik me le pa fjale ! Duket qarte si do ta mbaje pushtetin Rama

    Përgjigju
    • Luli: 15/03/2021 01:12

      Ore Bandite , po edhe qorra do na beni? Nuk ishin ca njerez te thjeshte por militante me flamurin e PD-se qe u sulen Rames qe ishte ne pune te vet me njerzit e tij ! Ne cdo vend te botes do i kishin zene me shkelma vemjet e PD-se qe kerkojne sherr e duan ti prishin fushaten tjetrit! Cfare duan ata te PD-se? Te ndalojne nje parti politike e nje kryeminister te bej fushaten e tij? Po sikur edhe PS te filloj e ndjeke Lulin nga pas?!Apo e dijne veten me cuba keta te PD-se? I pame ca trima ishin..

    • Banditet: 14/03/2021 23:27

      Pse o Tahir ? Shpjegohu se nuk te kuptoj ? Ku do e kemi Ramen ? Ti a je Shqiptar apo vetem flet Shqip (qe se perfshin veten? ? Ideja eshte qe dalin disa pleq e njerez te thjeshte qe bertasin Rama ik e dalin banditet adhuruesit e qeveriut nga ana tjeter e i shajne e i rrahin njerzit !

    • Tahir tarfyci: 14/03/2021 23:02

      Me bandit si puna jote vetem I shtohet jeta RAM CUBIT. Edhe tre mandate do e keni aty.

    • beratsi: 14/03/2021 19:44

      eshte e vertet te thuash rama ik nuk eshte asgje spepse kane 8 vjete qe bertasin dhe jo vetem qe nuk ka ikur po me aa duket do rrij dhe nja 8 vjete te tjera se ata I harxhojne energjite per te bertiturat dhe jo per te pare se si te bindin njerzit sidomos tani 30 dite para zgjedhjeve

  • Blenard: 14/03/2021 16:16

    O mjerana o katundara ata ju kan vjefhur ju kan len pa brek ne byth ju benini grushta per ta hajde debila hajde ate qe meritoni keni

    Përgjigju
  • meri: 14/03/2021 14:24

    Si nuk u Rritet e u poqet ,o politikan....!? ngelet ,mistreca,sherrxhinje,te pa kultur e edukate,provakatore e hakmarres te semure....,kenaqeni kur militantet tuaj,sillen keq me kundershtarin politike.TURP............

    Përgjigju
  • lame: 14/03/2021 12:12

    Bagetia e PD dhe LSI

    Përgjigju
    • Beni: 14/03/2021 22:33

      Bravo populli

    • Populli: 14/03/2021 20:52

      Plotësoje bagëtia PS. PD. LSI & CO..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033