Fond për Mbështetjen e Krijimtarisë Letrare për Fëmijë, zgjidhen 3 autorë fitues! (VIDEO)

Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit rikthen sytë nga letërsia për fëmijë. Përpos aktiviteteve të zhvilluara në muajin qershor, drejtoresha e Alda Bardhyli ngriti edhe një fond për autorët shqiptarë, që shkruajnë letërsi për fëmijë. Dorëshkrimet e tre autorëve fitues, të cilët vlerësohen me nga 1 6000 lekë ( 1 mln e 6 qind mijë të vjetra) u përzgjodhën nga 20 vepra në garë.

Fituese e Fondit për Mbështetjen e Krijimtarisë letrare për fëmijë zgjidhet Rovena Rrozhani për dorëshkrimin e përrallës “Fani në kërkim të dritës”i ilustruar nga Artur Dauti me motivacionin:

“Për nxitjen e fantazisë së fëmijëve, duke i motivuar ata që të kërkojnë lidhjen me natyrën”, shprehet shkrimtari Viktor Canosinaj.

“Fani është një xixëllonjë, që ndryshe nga mbretëria e saj se ka dritën, e ka brenda vetes dhe duhet të udhëtojë shumë gjatë për ta gjetur. Ky është mesazhi për fëmijët edhe të rriturit, shoqërinë shqiptare edhe ata që hartojnë politika”, thotë shkrimtarja Rovena Rrozhani.

Dorëshkrimi i dytë që mbështetet është “Udhëtim drejt planetit Arbër” i autorit Luan Rama me motivacionin:

“Për temën interesante, sa kombëtare, aq edhe universale”, thotë Bardhyli.

Fitues u zgjodh edhe dorëshkrimi “Grama tik-tok” i Rudina Çupit me motivacionin:

 “Me vlera të larta gjuhësore që nxit afrimin e fëmijëve me letërsinë”, shprehet Bushaka.

 “Ky libër i dedikohet gjuhës shqipe, edhe pse personazhet janë pak abstrakt, janë emri, mbiemri edhe gramatika është vendi ky jeton. Shpresoj që ky libër të bëjë që fëmijët ta kuptojnë ndryshe rëndësinë e gjuhës shqipe”, thotë Çupi.

Juria e kryesuar nga Gaqo Bushaka përbëhej nga dy anëtarë të tjerë, që ishin shkrimtari Enkelejd Lamaj dhe gazetarja Anisa Ymeri. Qendra e Librit do të mbështesë botimin e këtyre 3 dorëshkrimeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja