Nostalgji/ Pjesëza jete, kujtimesh dhe veprash me Viktor Canosinaj: ’Ju rrëfej emocionet më të forta si shkrimtar’

TIRANË-  Ai është ndër të parët shkrimtarë që krijuan një traditë të librave për fëmijë në Shqipëri. Në një intervistë nostalgji në ‘Rreze Dielli’ Viktor Canosinaj autori i shumë librave për fëmijë e të rinj, tregoi copëza nga jeta e tij si shkrimtar, vështirësitë e të shkruarit për fëmijë dhe të rinj, frymëzimin ndër vite dhe motivin që për më shumë se 40 vite nuk hoqi dorë nga të shkruarit libra.

‘’Më kujtohet që trofeu im i parë letrar ka qenë në këtë periudhë ( mosha 14 vjecare) radio Tirana organizoi një konkurs letrar për fëmiëjt dhe adoleshentët në atë periudhë. Konkursi zgjati goxha një vit gati, dhe ne i çonim krijimet tona me zarf tek Radio Tirana dhe kur u mbyll konkursi më dhanë çmim...dhe që atëherë s’ka ndaluar më dashuria për të shkruarin, dalëngadalë po bëhet gjysmë shekulli’’ rrëfeu ai, për fillimet e tij si shkrimtar.

Por si ka qenë fëmijëria e një shkrimtari, të cilën pjesën më të madhe të karrierës së tij I ka dedikuar librave për fëmijë, të mbushura me tregime që marrin shkas nga një realitet I hidhur ? Ai shprehet se nuk do ta cilësonte fëmijërinë e tij si më të lumturën:

‘’ Nuk mund të them se ishte një fëmijëri e lumtur, po ishte një fëmijëri e këndshme, e bukur. Unë kam pasur fatin që jam rritur në një nga lagjet më të bukura të Durrësit, në afërsi të vilës së Zogut. Mendoj se ishte një fëmijëri e këndshme, e bukur kur e kujtoj I kam kushtuar një nga romanet e mi ‘’ Vite Blu’’ duke pasur detin përballë, ku kam përfshirë këtë moshë të fëmijërisë dhe adoleshencës’’ tha ai.

I pytetur nëse ka ndonjë arsye, përse ka zgjedhur të shkruajë më së shumti për fëmijë, shprehet se ndoshta fëmijë brenda tij nuk është rritur akoma, megjithatë ky zhanër sipas shkrimtarit mbetet ndër më të vështirët:

‘’ Është e çuditshme, jo të gjithë shkrimtarët mund të shkruajnë për fëmijë dhe unë këtë nuk jam në gjendje ta shpjegojë. Ka shkrimtarë të mrekullueshëm, që kanë shkruar libra të mrekullueshëm për të rritur dhe kur e vendosin para provës për të shkruar për fëmijë …Më shumë rëndësi I kushtoj librave për fëmijë dhe adoleshentë, sepse është letërsi e vështirë, duket në pamje të parë sikur është gjë e lehtë, nuk është fare ashtu, është një letërsi shumë serioze, kërkon ca elementë të domosdoshëme si aventura, humuroi, ngjarjet të rrjedhin vrullshëm, duhet të johësh psikologjinë e moshës dhe si ta përdorim’’ u shpreh ai.

Emocionet e tij si shkrimtar i sheh më shumë tek mënyra se si lexuesi I konsideron librat e tij. Një ndër momentet më të veçantë që I kujtohen nga profesioni I tij dhe nga lexuesi që e ndjek me ëndje punën e autorit është një telefonatë e papritur:

‘’ Emocionet më të forta që kam kaluar, kanë qenë kur më ka marr një gjyshe nga Shkodra, dhe unë u befasova, thash çne kjo se dukej dhe nga zëri. Më tha të kam marr për të të falenderuar për romanin ‘’ Meri Yll’’ se e lexoi mbesa dhe i pëlqeu shumë dhe fillova dhe unë ta lexoja’’ rrëfeu ai.

Shkrimtari Viktor Canosinaj  do të mbetet për një kohë të gjatë, ndër autorët më të dashur për fëmijë e të rinj të cilët me përgjegjësi dhe dashuri për librin , kanë lënë një thesar në letërsinë për fëmijë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi