SHKUP - Gombar Alojz, nipi i nobelistes shqiptare Nënë Tereza po kërkon pronën e tij të trashëguar në qendër të Shkupit. Ai vite me radhë ka kërkuar të drejtën e pronës së tij të trashëguar nga familja Bojaxhiu, ndërsa për këtë disponon të gjitha tapitë, dëshmitë dhe dokumentacionet përkatëse.
Kjo pronë i është shitur kompanisë “Amadeus Development”, e cila do të ndërtojë një ndërtesë 16 katëshe me të ashtuquajturat shkallë spanjolle, dy karroca me kuaj në hyrje, si dhe 25 skulptura në pjesën e jashtme. Me këtë ndërtim do të mbyllet pjesa e vetme e hapur në sheshin e Shkupit, ku janë të gjitha ndërtimet "Shkupi 2014”. Në këtë lokacion më parë ishte paralajmëruar ndërtimi i kishës “Shën Konstantini dhe Elena”.
Kjo pronë e familjes së Nikollë Bojaxhiut, babait të Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezes u shit nga qeveria për 1,6 milionë euro, ndërsa sot aty qëndron vetëm një pllakë mermeri, ku shkruhet se aty ka qenë shtëpia e vërtetë e familjes Bojaxhiu dhe humanistes shqiptare.
Gombar Alojz, një argjendar i njohur në Shkup sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili i ka dhënë shpresë për mundësinë e kthimit të pronës apo shqyrtimit të saj. Ai ka thënë se tapia për pronësinë e tokës dhe shtëpisë i është dhënë nga Minstria e Jashtme e Shqipërisë në vitin 1947 dhe se aty shkruhet se nëna e Gonxhe Bojaxhiu dhe familja e saj i japin në pronësi shtëpinë, hanin dhe oborrin kushëririt të tyre, Anton Josifovski, gjyshi i Gombar Alojzit.
Ai sot theksoi se qysh në vitin 2005 kishte dorëzuar kërkesë në Kadastrën e Shkupit për të nxjerrë fletë-pronësi për pasurinë e tij, mirëpo deri tani pas tetë viteve nuk ka marrë asnjë përgjigje, ndërsa zyrtarët e këtij institucioni nuk kanë dashur të takohen dhe të komunikojnë rreth kësaj çështjeje. Alojz ka thënë se vite me radhë ka shëtitur nëpër institucione, por nuk ka qenë i mirëpritur dhe nuk i ka ndihmuar kush.
“Unë dua pronën time dhe të gjyshërve të mi. Këtë e kërkojnë edhe fëmijët e mi”, ka thënë Gombar Alojz. Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe ekspertë komunalë kanë krahasuar tapitë e ofruara me Planin Detal Urbanistik të Shkupit duke konstatuar se pronësia nuk është kontestuese.
Zhernovski ka premtuar se në mbledhjen e ardhshme të këshillit komunal do të diskutohet mbi këtë çështje dhe zgjidhjen e saj. Shtëpia e Nënë Terezës nuk u ndërtua në vendin e saj, aty ku sot qëndron pllaka dhe që tashmë është shitur nga shteti dhe do të ndërtohet një projekt si pjesë e ndërtimeve të “Shkupit 2014”.
Shtëpia e ashtuquajtur “Përkujtimore” e Nënë Terezes u ndërtua në një distancë më të largët përballë Filarmonisë së Maqedonisë, ku ka nisur ndërtimi i kishës ortodokse. Atëkohë kjo çështje kishte nxitur debate dhe reagime të shoqatave joqeveritare shqiptare dhe të intelektualëve shqiptarë, që kishin ngritur zërin që shtëpia e “Nënës Tereze” të ndërtohet në vendin e saj ku ka qenë, pikërisht në qendër të Shkupit.

(Në foto: Nipi i Nënë Terezës, Aljoz Gombar, duke u prononcuar sot para gazetarëve).

(Në foto: Nipi i Nënë Terezës, Aljoz Gombar, duke treguar tapinë e tokës së pretenduar).
Marrë nga INA
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com