Nipi telefonon policinë për të njoftuar se gjyshi është vetëvrarë, prokuroria dyshon dhe e akuzon për vrasje

Nipi telefonon policinë për të njoftuar se gjyshi është vetëvrarë, prokuroria dyshon dhe e akuzon për vrasje

Foto ilustruese

KOSOVË- Në Novobërdë të Kosovës një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vrarë gjyshin e tij.

Përmes një telefonate në polici nipi i viktimës, ka pretenduar se gjyshi i tij është vetëvrarë, por pas kësaj telefonate janë ngritur dyshime të cilat janë hetuar nga prokurori i shtetit.

 Ai ka bërë ri cilësimin e veprës nga vdekje të dyshimtë në vrasje të rëndë, siç raportojnë edhe mediat vendase.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e gjyshit të tij mbrëmjen e së premtes.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:49
Dalin detaje të rënda nga vrasja në Kosovë, gjyshi ishte në gjumë teksa nipi e ka qëlluar 12 herë me thikë

KOSOVË- Detaje të reja dalin në sipërfaqe në lidhje me ngjarjen e rëndë e cila ka ndodhur ditën e premte në Novobërdë të Kosovës, ku një person është arrestuar nga policia pasi është dyshuar se ka vrarë gjyshin e tij.

Mësohet se 28 vjeçari me inicialet D.I ka qëlluar gjyshin e ti 12 herë me thikë në pjesën e kraharorit teksa ishte në gjumë e si pasojë i ka marrë jetën, siç raportojnë mediat vendase.

Fillimisht i riu kosovar i ka telefonuar policisë dhe i ka thënë se gjyshi i tij është vetëvrarë, por për shkak të dyshimeve prokuroria është investuar, ka rivlerësuar ngjarjen dhe ka akuzuar 28-vjecarin për vrasjen e të moshuarit.

Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për nipin që dyshohet se vrau me thikë gjyshin e tij.

Sipas të dhënave i riu kundërshton se ka vrarë gjyshin e tij, ndërkohë ende nuk dihet nëse mes tyre ka patur konflikte të mëparshme teksa motivi i vrasjes ende nuk dihet.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat