“Ndihem shumë mirë këtu në Shkodër, sepse realisht operacioni ynë, “Pastrojmë Shqipërinë që duam” po gjen kudo mbështetje dhe është mbase nga të vetmet aksione qeveritare që nuk ka asnjë njeri në opozitë. Të vetmit opozitarë të këtij aksioni janë dembelë dhe ata që duan ta shfrytëzojnë mjedisin e bukur shqiptar për të përfituar në mënyrë të padrejtë.”- shpreh ministri Klosi në hapje të aksionit, duke shtuar se dita e sotme duhet të jetë një apel për të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në aksionin e pyllëzimit të plotë të 20 milionë pemëve deri në vitin 2020.
Ministri Klosi vlerësoi se aksionet “zgjojnë revoltën qytetare dhe ne megjithëse jemi përfaqësues të qeverisë qendrore jemi këtu për t’iu bashkuar revoltës qytetare për një Shqipëri të pastër.”- tha kreu i Turizmit dhe Mjedisit ndërsa theksoi se forcimi i të gjithë mekanizmave ligjorë është një nga pikat e operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”.
I pranishëm zv.ministri i Bujqësisë, Z. Dhimo Kote tha: Një njeri që mbjell një pemë mbjell një jetë. Unë do të bëhem pjesë e kësaj lëvizje shumë frytdhënëse për Shqipërinë që do të prodhojë oksigjen dhe mirëqënie. Ne do të bëjmë plane të studiuara. Mua kjo gjë më pëlqen më mobilizon më frymëzon që pashë që shkodranët vazhdojnë të jenë shkodranë, të jenë model i së mirëd kështu që dhe në mbjelljen e pemëve do të vazhdojnë të jenë model i së mirës.”
Kryetarja e bashkisë Shkodër pasi mbolli fidanin e parë në Tarabosh i kërkoi ministrit Klosi vëmendje për zjarret në këtë zonë. “Vitin e kaluar kemi patur problematika shumë të mëdha me zjarret. Agjencia e Zonave të Mbrojtura, inspektorët kanë punuar natë e ditë këtu jemi në një zonë që nuk ka patur zjarre, megjithatë vuan problematikën që nuk ka një investim të vazhdueshëm për ta mbrojtur zonën prandaj këtu të ketë një vëmendje në vazhdimësi sidomos për zonat e mbrojtura.”
Përfaqësuesi i lëvizjes EKO mendje Mirsad Basha pasi falenderoi ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për dhurimin e 1 mijë fidanëve i bëri thirrje edhe Bashkisë “të dhurojë fidanë sepse është një nismë qytetare. Sikundër duket sot kemi mbjellë 6 mijë fidanë dhe nuk kemi pas nevojë as për fonde as për projekte, por duhet të bëhet diçka pozitive, diçka për qytetin”.
Paralelisht me mbjelljen e fidanëve në malin Tarabosh u krye edhe pastrimi në brigjet e lumit Buna nga forcat e armatosura dhe të rinjtë vullnetarë. Aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditës së diel, dt 21 janar.
Fjala e ministrit Klosi në Shkodër
“Eko Mendje na ka dhënë një ide të mrekullueshme dhe falenderoj mijëra qytetarë që i janë bashkuar aksionit sonë, për të mbjellë një kopsht, një pyll të tërë në Tarabosh dhe po ashtu për të pastruar Liqenin e Shkodrës, por edhe të dy lumentjë, edhe Kirin edhe Bunën. Do të donim shumë që sot të jetë një ditë apel për të gjithë fushatën tonë për të mbjellë sa më shumë pemë për të pastruar dhe gjelbëruar mjedisin e mrekullesshëm shqiptar por që fatkeqësisht është një situatë krejtësisht të papranueshme.
Ne kemi bërë një plan që është prefekti që është në drejtim të gjithë aksionit i mbështetur nga shumë forca nga institucionet shtetërore nga bashkia e Shkodrës nga djemtë e ushtrisë, ka ndarë forcat. Një pjesë e qytetarëve po shkojnë për të mbjellë pemë, kurse pjesa tjetër, grupi i të rinjve të ardhur edhe nga Tirana me Ecovolis dhe grupi i djemve të ushtrisë do të ndihmojnë për të bërë pastrimin e një territori të caktuar tashmë, nga bashkërendimi i punëve nëpërmjet pushtetit lokal dhe pushtetit qëndror.
Ndihem shumë mirë këtu në Shkodër, sepse realisht aksioni jonë, Për të pastruar Shqipërinë që duam po gjen kudo mbështetje dhe është mbase nga të vetmet aksione qeveritare që nuk ka asnjë njeri në opozitë. Të vetmit opozitarë të këtij aksioni janë dembelë dhe ata që duan ta shfrytëzojnë mjedisin e bukur shqiptar për të përfituar në mënyrë të padrejtë.
Kjo punë nuk bëhet me aksione por aksionet zgjojnë revoltën qytetare dhe ne megjithëse jemi përfaqësues të qeverisë qendrore jemi këtu për t’iu bashkuar revoltës qytetare për një Shqipëri të pastër. Është e vërtetë që ligjet janë, ligjet ekzistojnë, por ligjet kanë penalitete shumë të forta, por ligjet nuk zbatohen prandaj një nga pikat e operacionit tonë “Pastrojmë Shqipërinë që duam” është forcimi i të gjithë mekanizmave ligjorë
Jemi këtu për të bërë një politikë të re për të gjithë fushatën e mbjelljeve në Shqipëri. Tashmë pyjet janë kompetencë e pushtetit lokal, por politikat i bën pushteti qendror, prandaj së bashku me zv. ministrin e Bujqësisë, me Dhimo Kokën një nga pionierët e zhvillimit bujqësor në vendin tonë, ne jemi këtu për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë në aksione të tilla, në organizime të tilla.
Jo vetëm do të mbjellim sot në Shkodër së bashku me kontributin e mijëra qytetarëve shkodranë plot 5 700 pemë dhe bashkia ka dhënë një kontribut shumë të vyer, po ne do të duam të kuptojmë sesi këto pemë do të vazhdojnë të mbahen dhe sesi do të bëjmë që fushata jonë të mos jetë një fushatë vetëm me aksione, po të jetë një operacion i mirëorganizuar për të pasur mudnësinë që të pastrojmë Shqipërinë.
Prefekti është në krye të këtij aksioni dhe ne kemi mundësinë që nga dita e sotme nga ky vend i mrekullueshëm padyshim që është zgjedhur si pika më e bukur e malit të Taraboshit ne t’u bëjmë një thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në aksionin e pyllëzimit të plotë 20 milion pemëve deri në vitin 2020 dhe po ashtu të jenë pjesë e operacionit tonë për të pastruar Shqipërinë. Shqipëria pastrohet vetëm kur qytetarët e saj do të kujdesen për mjedisin.
d.c./shqiptarja.com












