TIRANË- Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ANTI-KÇK është një "show" i kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim shumë të shkurtër, Bardhi shkruan se lufta kundër krimit të organizuar kurrsesi nuk mund të ketë rezultate konkrete pasi kjo qeveri është vetë e lidhur me krimin.

"Edi Rama bashkëqeverisë me krimin e organizuar! Ai dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata janë vetë krimi dhe korrupsioni", shkruan Bardhi.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit