Nis aplikimi për bursa në Itali
kompensim 850 euro në muaj

Nis aplikimi për bursa në Itali<br />kompensim 850 euro në muaj
Universiteti i Tiranës ka hapur aplikimet për bursa për studentët në Programin Erasmus+ në Universitetin e Pavias, në Itali. Studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi  Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë, por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre. Kohëzgjatja e bursave do të jetë 6 mujore, për Bchelor. Master dhe Doktoraturë.
 
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët)
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Procedura e Aplikimit dhe Dokumentat e nevojshme për aplikim:
 
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:
- CV
- Foto personale
- Kopje e mjetit të identifikimit (ID/Pasaportës)
- Vërtetim studenti
- Listë notash
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze)
- Certifikatë e gjuhës së huaj
- Dokumenti Learning Agreement
 
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Master:
 
- CV
- Foto personale
- Kopje e mjetit të identifikimit (ID/Pasaportës)
- Vërtetim studenti
- Diplomë e nivelit Bachelor
- Listë notash të studimeve Bachelor
- Letër Motivimi (në gjuhën angleze)
- Certifikatë e gjuhës së huaj
- Dokumenti Learning Agreement

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)