Nis Big Brother, për herë të parë
në shtëpi dhe një 52-vjeçarFOTO shtëpia e BB5
Maratona disamujore e Big Brother Albania, edicioni i pestë, do të vijë për publikun sonte në mbrëmje në ekranin e Top Channel. Burime brenda “Big Brother” thonë për suplementin THASH & THEM, se do të jenë mbi 14 persona, që do të hyjnë në shtëpinë me të famshme në Shqipëri, mes të cilëve për herë të parë edhe një 52 vjeçar. ( ne foto pamje nga shtepia ne BB5)
TIRANE- Maratona disamujore e Big Brother Albania, edicioni i pestë, do të vijë për publikun sonte në mbrëmje në ekranin e Top Channel. Ky televizion komunikoi zyrtarisht nisjen e tij ditën e sotme, duke mos pranuar të japë asnjë detaj më tepër. Megjithatë burime brenda “Big Brother”
( ne foto pamje nga shtepia ne BB5) thonë për suplementin THASH & THEM, se do të jenë mbi 14 persona, që do të hyjnë në shtëpinë me të famshme në Shqipëri, mes të cilëve për herë të parë edhe një 52 vjeçar. Një risi kjo që Big Brother Albania ka menduar ta sjellë për publikun e saj. Ata thonë gjithashtu se, 3 prej konkurrentëve do të jenë nga Kosova.
Pas edicionit të katërt, ku fituese për herë të parë ishte një femër, organizatorët kanë zgjedhur persona të ndryshëm, të cilët do të bëjnë debat dhe natyrisht edhe ‘dashuriçkat’ e banorëve nuk do të mungojnë.Mësohet gjithashtu se në këtë edicion të pestë të Big Brother Albania, do të ketë më shumë meshkuj me muskuj dhe mbi 1.80 të gjatë. Organizatorët shprehen se do të përpiqen të ruajnë raportin meshkuj-femra brenda shtëpisë. Edhe këtë vit, njëlloj si vitin e kaluar, do të ketë një përzgjedhje brenda shtëpisë. Sipas organizatorëve, nuk është e thënë që të gjithë konkurrentët që do shohim të futen natën e parë, do të jenë banorët e përhershëm, të këtij reality show.
Por nuk do të mungojnë as surprizat dhe rikonceptimet në shumë aspekte. Përgjatë gjithë netëve të spektaklit publiku do të ketë mundësi të shoh katër surpriza shumë të mëdha, ndërkohë që njëra prej të cilave do të shfaqet që në javën e tretë të tij.
Pjesë e pandarë e këtij reality show ka qënë edhe roli i opinionistit, vendi i të cilit është i rëndësishëm për zhvillimin e “historisë” së bashëkjetesës që lind midis banorëve të shtëpisë që nga fillimi deri tek finalistët dhe fituesin.
Organizatorët kanë menduar që në këtë Big Brother të ketë 2 opinionistë, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova. Por emrat e tyre nuk bëhen të ditur.
Është realizuar një dekor i ri për studion ku do të zhvillohet spektakli dhe po ashtu ka ndryshime edhe në shtëpinë e Big Brother. Mësohet gjithashtu se, do të jetë e njëjta godinë si edhe vitin e kaluar, ajo ku do të qëndrojnë banorët, e cila ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, kilometri i 15-të. Shtëpia pritet të jetë super moderne dhe e arreduar sipas nje stili ekzotik. Sa i përket prezantueses edhe këtë vit, do të jetë përsëri drejtuesja e mirënjohur Arbana Osmani. Arbana ka treguar gjithmone profesionalizëm e sigurisht edhe një paraqitje për t’u vlerësuar. Sivjet “Big Brother” mësohet se do të zgjasë më shumë se tre muaj dhe gara do të bëhet shumë më e fortë për fituesin e pestë. Programi që ka siguruar vitet e kaluar audiencë të madhe pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes së shikuesve. Big Brother Albania 5, ndryshe nga vitet e kaluara që ka nisur në dhjetor këtë vit, nisi me vonesë për shkak të spektaklit të madh të talenteve të këndimit “The Voice of Albania”
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.3%
-
Të gabuar
84%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 2203
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Koha e dhuratave nga DigitAlb! Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
24 Dhjetor, 18:30
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i SHBA sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës
24 Dhjetor, 18:11
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Vigjilje Krishtlindjesh, trafik i rënduar! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Kosovë, Lista Serbe paralajmëron se do të ankimojë vendimin e KQZ-së
24 Dhjetor, 18:01
-
Prej qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-ës mesazh për Krishtlindjen (VIDEO)
24 Dhjetor, 17:49
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia e financoi! Para dhe pas vitit të ri mund të ketë sulme terroriste në Kosovë
24 Dhjetor, 17:45