Duke filluar nga sot, seancat gjyqësore në të gjithë vendin do të shtyhen, për shkak të bojkotit tre ditor të avokatëve. Ndryshe nga bojkoti i 8 shkurtit, ku avokatët bojkotuan seancat për një ditë, ata kanë vendosur ta shtrijnë bojkotin në 3 ditë.

Vetëm në kryeqytet bojkoti i Dhomës Kombëtare të Avokatëve ka sjell shtyrjen e mbi 300 proceseve gjyqësore përfshi gjykatën Civile, Penale dhe atë Administrative.

Ky bojkot u paralajmërua dy ditë më parë në Report Tv nga kreu i avokatëve të Tiranës Fatmir Braka i cili tha se shkak është indiferenca e qeverisë për shqetësimin e tyre në lidhje me pagën e referencës.

Ndërkohë në mesditë pritet që avokatët të parashtrojnë dhe njëherë pretendimet e tyre dhe masat e marra për ata koleg që kanë thyer bojkotin.

Bojkoti i avokatëve pritet të zgjas nga sot deri ditën e premte, ndërkohë nga mos prania e avokatëve në gjyq janë përjashtuar vetëm proceset gjyqësore të cilat lidhen me vlerësimin e masave të sigurisë për të pandehurit.
 
Bojkoti i avokatëve shtrihet në të gjitha gjykatat e vendit.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)