Nis Botërori i Formula 1, McLaren shkëlqen në kualifikuese! Zhgënjen Ferrari, Hamilton: Ende s'jam përshtatur

Nis Botërori i Formula 1, McLaren shkëlqen në kualifikuese! Zhgënjen Ferrari, Hamilton: Ende s'jam përshtatur

Hamilton duke garuar

Motorët e fuqishëm më në fund janë ndezur.

Mëngjesin e sotëm me orën 05:00 të Evropës u zhvillua në Melburn të Australisë gara kualifikuese e sezonit të ri të Formula 1 ku shkëlqyen dy makinat McLaren, me pilotin Lando Norris që zuri ‘pole-position’ me kohën 1 minutë, 15 sekonda dhe 096 të qintat, duke lënë pas shokun e skuadrës australianin Oscar Piastri. Një e shtunë e dominura nga McLaren jo vetëm për dy pilotët në vijën e parë të nisjes, por edhe për diferencën me kundërshtarët.

Zhgënjim kishte te Ferrari, që këtë sezon ka pritshmëri të larta, pasi nga 2007 nuk fiton një titull për pilot dhe nga 2008 një titull për konstruktor. Vetëm vendi i 7 për Charls LeClerck dhe i 8 për Leëis Hamilton, i cili hasi shumë vështirësi në pilotimin e kokëkuqes. Pas garës kualifikuese britaniku u shpreh ‘se ende ndodhet në fazën e përshtatjes dhe nuk ndihem ende natyral me njëvendëshen kokuqe’.

Kampioni Max Versttapen, njëkohësisht fituesi i 3 titujve të fundit kampion, do të niset nga vendi i 3 me ‘Red Bullin’ e tij. Çmimi i parë i madh i këtij sezoni të ri, në Melburn të Australisë, do të nisë të dielën në orën 05:00 të mëngjesit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e të riut gjatë operacionit të Policisë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 28-vjeçarin, garanci pasurore dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për xhaxhain e tij

Plagosja e të riut gjatë operacionit të Policisë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 28-vjeçarin, garanci pasurore dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për xhaxhain e tij