Nis Champions, Barça e Bayern
goleadë, fiton Napoli, Arsenali 'X'

Nis Champions, Barça e Bayern<br />goleadë, fiton Napoli, Arsenali 'X'
Në mënyrën më të mirë të mundshme e kanë filluar Champions league dy nga pretendentët për fitimin e trofeut. Barcelona ka shkatërruar 7-0 skocezët e Celtic, ndërsa Bayern Munich është treguar paksa më i mëshirshëm me rusët e FK Rostov duke I mundur “vetëm” 5-0.

Në Barcelonë rikthimi I Lionel Messi-t në fushë I ka kthyer të gjithëve buzëqeshjen pas asaj humbje shokuese në kampionat nga Alavez.

Argjentinasi ka shënuar 3 gola në këtë takim, ku dy prej tyre ishin edhe dy të parët e Barçës, ato që e bën më pas gjithçka të thjeshtë. Luis Suarez shënoi dy gola, ndërsa Neymar e Iniesta nga një.

Bayern Munich nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t po shkëlqen edhe në Champions. Surpriza e Rostov nuk pati asnjë shans me bavarezët që u “prenë” këmbët rusëve që pjesën e parë me dy gola dhe me tre të tjerë në të dytën I treguan gjithë rivalëve se këtë sezon me italianin në timon janë edhe më të frikshëm se me Guardiolën.

Sa për trajnerin spanjoll ai nuk pati mundësi sot që të debutonte me Manchester City-n në Champions. Para fillimit të ndeshjes me gjermanët e Borussia Munchenglanbach një stuhi e fuqishme me shi të dendur e ka bërë të pamundur zhvillimin e takimit që është shtyrë. Me këmbë të mbarë e ka nisur edhe Napoli që ka fituar me përmbysje 2-1 në Kiev ndaj Dinamos vendase.

Ukrainasit kanë shënuar të parë, por italianët me dy gola të Milik kanë përmbysur rezultatin që në pjesën e parë. Në sfidën më të fortë të djeshme PSG e Arsenal kanë barazauar 1-1. Cavani shënoi që në minutën e parë të ndeshjes për francezët dhe ka barazuar Alexis Sanches në 78’. Ndërsa finalistja e sezonit të kaluar Atletico Madrid ka fituar 1-0 në transfertë ndaj PSV.
 
 
Rezultatet
Basel - Ludogorets  1:1
Paris SG - Arsenal 1:1
Benfica - Besiktas 1:1
Dyn. Kiev - Napoli 1:2
Barcelona - Celtic  7:0
Man. City - B. Moncheng.   Shtyr.
Bayern Munich - FK Rostov 5:0
PSV - Atl. Madrid  0:1
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?