Nis ëndrra 'Silicon Valley' për të rinjtë shqiptarë

Nis ëndrra 'Silicon Valley' për të rinjtë shqiptarë

Të rinj shqiptarë të apasionuar pas teknologjisë dhe krijimit të startup-eve të përzgjedhur në projektin e “Startup Program: Roadmap to Silicon Valley” kanë nisur realizimin e ëndrrës së tyre. Programi, nismë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Junior Achievement of Albania (JAA), në partneritet me PROTIK dhe mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) ka nisur trajnimet online për të rinjtë e përzgjedhur në bazë të ideve të tyre inovatore me disa prej ekspertëve më të njohur botërorë.

Pavarësisht situatës së pandemisë, AKSHI dhe partnerët nuk e ndalën projektin për të çuar përpara idetë e prezantuara nga të rinjtë shqiptarë. Skuadrat start-up të përzgjedhura janë duke u trajnuar edhe nga eksperte te fushave te ndryshme si TIK, biznes, marketing, financë etj. Në vazhdën e trajnimeve të zhvilluara së fundmi, gjatë kësaj jave ka nisur një seri e re trajnimesh të dedikuara me skuadrat që janë pjesë e programit. Dje u zhvillua trajnimi me ekspertin e njohur Fil Guijarro i cili ndau me të rinjtë shqiptarë një modul mbi “Sales Habits and Sales Message Creation”. Fil Guijarro është ekspert i njohur në ndihmesën që u jep kompanive digjitale, veçanërisht në shitje dhe këto njohuri po i ndan me të përzgjedhurit shqiptarë.

Në ditët në vijim, trajnimet do të mbulojnë fusha të tjetra që nga metodologjitë, targetimi i klientëve, procesi i shitjeve etj. Qëllimi është që të rinjtë shqiptarë të njihen me praktikat më të mira botërore në fushën e teknologjisë së informacionit dhe biznesit për të përshtatur idetë e tyre inovatore të tejkalojnë kufijtë e Shqipërisë.

Programi “Roadmap to Silicon Valley”, është një iniciativë e krijuar enkas për t’u dhënë shans të rinjve të talentuar shqiptarë në fushën e teknologjisë së informacionit. Gjatë fazës së parë, dhjetëra të rinj aplikuan mbi idetë e tyre dhe krjimin e startup-eve të reja në TIK dhe të përzgjedhurit janë duke jetuar ëndrrën për të prekur nga afër në përfundim të programit Silicon Valley-n, qendrën globale më të madhe e teknologjisë dhe inovacionit në botë, shtëpi e disa prej gjigandëve teknologjikë si Apple, HP, Google, Oracle, Intel, Cisco, Facebook etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?