Nis era e luftës mes Caracas dhe Bogotà. Presidenti kolumbian Duque: Do t'i godasim

Nis era e luftës mes Caracas dhe Bogotà. Presidenti kolumbian Duque: Do t'i godasim

Në takimin e ministrave të jashtëm të Organizatës së Shteteve Amerikane, diplomatët vendosën të zbatojnë Traktatin Ndër-Amerikanë të Ndihmës (Tiar) me një rezolutë që premton të identifikojë dhe ndjekë penalisht personat dhe entitetet e lidhura me regjimin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të përfshirë në veprimtari të paligjshme si pastrim parash, trafik droge, terrorizëm dhe financimin e tij.

Vendimi i Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) pason kërcënimet e bëra nga Caracas që kishte lëvizur trupat në kufirin me Kolumbinë duke kërcënuar të sulmonte territorin e Bogota.

Tensioni midis dy vendeve kufitare është duke u rritur shumë pasi disa anëtarë të shquar të FARC kanë marrë armë dhe kanë gjetur strehim në territorin e Venezuelës.

Presidenti kolumbian Duque, tha se "Nëse forcat e armatosura të Venezuelës përpiqen të hyjnë në territorin tonë, ne do të jemi atje duke pritur dhe do t'i godasim".

Marrëdhëniet bilaterale midis dy Venezuelës dhe Kolumbisë u ndërprenë në muajin shkurt dhe prej asaj kohe, në më shumë se 2000 kilometra të kufirit, janë shfaqur tensione të vazhdueshme që megjithatë nuk kanë arritur të degjenerohen në një përplasje të hapur ushtarake.

Qeveria venezueliane e Nicolas Maduro ka vendosur disa njësi të ushtrisë në kufirin me Kolumbinë me qëllim për të kryer manovra ushtarake. Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve Efe, automjete të blinduara, bateri anti-aeroplanësh, raketa të lëvizshme dhe një helikopter, janë disa nga forcat në terren.

Admirali Remigio Ceballos, pyetjes mbi praninë e supozuar të ushtarëve kubanë dhe rusë në manovrat ushtarake, as nuk e konfirmoi dhe as e mohoi lajmin, duke thënë vetëm se, "Venezuela është një vend sovran. Politika ndërkombëtare e Venezuelës udhëhiqet nga komandanti i përgjithshëm. Ne jemi të lirë të ruajmë të gjitha miqësitë që duam".

Maduro nga ana e tij është shprehur se “Nuk përbën më sekret dëshira jonë për të vendosur një sistem raketash anti-ajrore në kufi. Ky është qëllimi përfundimtar i manovrave ushtarake”.

Si përgjigje ndaj Maduros, Presidenti Kolumbian Ivan Duque akuzoi Venezuelën se po ofron mbrojtje për liderët Farc Ivan Marquez dhe Jesus Santrich, të cilët kohët e fundit nuk e pranuan procesin e paqes dhe morën armët kundër qeverisë qendrore të Bogotà.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'