Nis faza e dytë e 'Deputeti që duam’, Rama: Vetëm përmes politikës i ndryshojmë gjërat! Balla: Akademi e mirëfilltë politike

Në Partinë Socialiste ka nisur sot faza e dytë e procesit ‘’Deputeti që duam’’, proces nga i cili sipas socialistëve do të dalin një pjesë e rëndësishme e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në aktivitetin e zhvilluar sot me aplikantët që kanë kaluar në fazën e dytë, të cilët janë 58, ishin të pranishëm kryetari i PS-së, Kryeministri Edi Rama, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Aktivitetin e hapi z. Balla i cili në fjalën e tij deklaroi se nga qindra aplikime Komisioni ka zgjedhur më të mirët dhe tashmë është radha për hapin e fundit.

”Sot realisht ndihem shumë krenar që e kemi çuar para këtë proces që ndodh për herë të parë në 30 vite. Zanafillën e ka tek Reforma Zgjedhore, që shënoi moment historik me hapjen e listave. Kjo ishte arsyeja pse u mor kjo iniciativë. Si partia më e madhe në vend, ne duam një bazë të mirë të kandidatëve, përfaqësues të komuniteteve që përfaqësojnë zonat e tyre denjësisht. Jam i entuziazmuar për interesin e lartë, të shprehur në platformën ‘”Deputeti që duam’’. Komisioni duhet të zgjidhte më të mirët në qindra aplikime. Shqipëria s’ka më asnjë lidhje tashmë me çfarë ishte 7 vite më parë. Ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë. Tani me bindjen për të zgjedhur njerëzit e duhur që do sjellin ndryshime të vërteta", tha Balla.

Ndërkohë që Kryeministri Rama, teksa falënderoi fondacionin "Friedrich Ebert" për të gjithë mbështetjen, u shpreh se vetëm përmes pjesëmarrjes në politike mund të ndryshojmë gjërat.

"Duke falënderuar drejtuesen e 'Friedrich Ebert' për praninë e saj si dhe të gjithë skuadrën e organizuar së bashku me këtë fondacion për të udhëhequr edhe organizuar këtë fazë të dytë për atë që do të jenë pjesë e skuadrës së PS për betejën e 25 prillit. I falënderoj të gjithë, vajza dhe djem, që kanë kurajën dhe pasionin për të bërë atë që shumëkush e konsideron si hap të kotë ose të gabuar, të marrurit drejtpërdrejt me politikë.

Sigurisht që politika vazhdon të japë modele të këqija por nga ana tjetër politika nuk ka munguar asnjëherë përgjatë historisë së njerëzit se pa ndryshuar politikën asgjë tjetër nuk ndryshon dot në ambientin tonë të përbashkët.  Politika është një forcë për mirë dhe ka lindur për të bërë së bashku gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Rreth 1600 vajza e djem, gra e burra, përgjithësisht gjenerata e re kanë shprehur interesin e tyre në mënyrë të guximshme.  Nuk ka qenë e lehtë nga ana e grupit që është koordinuar nga Sekretari i Përgjithshëm për të filtruar ata që janë sot këtu për fazën e dytë.

Do ofrohet një platformë trajnimi përmes sprovave në proces, dhe në fund të këtij procesi do të zgjidhen ata që do të jenë pjesë e skuadrës sonë në çdo qark të vendit. Për ne do të jetë privilegj që të kemi bashkë në këtë betejë një pjesë prej jush që vini nga të gjitha fushat e jetës.  Unë dua t'ju inkurajoj që këtë eksperiencë të re të trajnimit, me ndihmën e ekspertëve të fondacionit 'Friedrich Ebert' të përfitoni sa më shumë", tha ndër të tjera Rama.

Në Partinë Socialiste shprehen se kanë organizuar një akademi të mirëfilltë politike, në një proces që do të zgjasë disa ditë ku lektorë do të jenë përfaqësues të Parlamentit Evropian, përfaqësues të parlamenteve të vendeve të BE, politikanë të rëndësishëm e trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike. Në përfundim një pjesë e garuesve i bashkohen ekipit të PS për 25 prillit, kurse të tjerët që nuk kualifikohen janë të ftuar të bëhen pjesë e PS si anëtarë.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin