Superliga shqiptare e futbollit nis këtë fundjavë me fazën e katërt dhe të fundit. Java e 28-të e elitës së vendit është e ndarë në dy ditë dhe në orare të ndryshme.
Gjithçka nis të shtunën më 16 mars në orën 14:00 me ndeshjen Erzeni - Laçi. Po të shtunë luhen Teuta - Partizani dhe Skënderbeu - Egnatia, të dyja sfida në orën 17:00.
Të dielën zhvillohen dy sfidat e mbetura. Në 14:00 Kukësi pret Vllazninë, ndërsa në 17:00 Tirana dhe Dinamo luajnë në "Air Albania" në derbin e kryeqytetit.
Pas raundit të 27-të, Egnatia prin me 51 pikë, dy pikë më shumë se Vllaznia ndjekëse. Në "Final 4" edhe Partizani me Skënderbeun. Në zonën e ftohtë ndodhen Teuta, Erzeni dhe Kukësi.
Superliga, java 28-të:
E shtunë, 16 mars
14:00 Erzeni - Laçi
17:00 Teuta - Partizani
17:00 Skënderbeu - Egnatia
E dielë, 17 mars
14:00 Kukësi - Vllaznia
17:00 Tirana - Dinamo
Renditja: